Dash Shehi: Përplasjet në parlament, kënaqësi perverse! Kulluri: Bëjnë garë kush serviloset më shumë!

5 Dhjetor 2024, 22:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Dash Shehi: Përplasjet në parlament, kënaqësi perverse!

Debati i sotëm në ‘Frontline’ u përqendrua tek seanca e sotme në parlament ku pati edhe një debat me fyerje personale mes demokrates Ina Zhupa dhe socialistit Erion Braçe.

Sipas deputetit Dashamir Shehi, parlamenti ka humbur etikën dhe ka krijuar një model politik ku imitohet sjellja e liderëve, duke përfshirë përplasjet dhe batutat që shoqërojnë shumë seanca, por që nuk i kontribuojnë asgjë pozitive diskutimeve. Ai theksoi se ky është një fenomen që shkakton kënaqësi për një pjesë të publikut, por që në fakt është një shfaqje banale, e cila shkel mbi vlerat e politikës dhe diskutimeve të qëndrueshme.

'Modelin e kanë krijuar shefat. Këto imitojnë shefat e tyre. Jo vetëm që nuk është etike, por edhe ideja që gjej një batutë për ty, duket si zotësi e madhe. Duhet të mbahemi brenda bashkësisë politike të gjuhës. Brenda një gjuhë politike që është goxha e ashpër. Kalon përtej politikës. Por kjo që u bë sot nuk është hata e madhe. Nuk është përgjegjësia jonë a je i vogël ti si trup apo je i gjatë. Ju thoni është zbutur gjuha. Përplasja duhet të jetë krejt gjë tjetër. përplasja nuk mund të jetë si ta poshtërosh tjetrin. Kjo është kënaqësi perverse. Me këto kënaqet vulgu i popullit. Kjo nuk është esenca e parlamentit.'

Edvin Kulluri theksoi se pas vitit 2009, parlamenti ka pësuar një rënie të vazhdueshme dhe nuk ka asnjë reagim substancial nga deputetët e dy grupeve kryesore. Ai theksoi se këtë mungesë të substancës e shohim edhe në pozita të tilla si Gaz Bardhi, i cili, sipas tij, ka përçuar një mesazh të zbrazët dhe të pavlefshëm.

'Për fat të mirë nuk i dëgjoj më. Parlamenti është parlament i dobët. Ka qenë në vijëmsi i dobët pas 2009. Tek dy blloqet e mëdhaja, nuk gjen një votë kundër brenda grupit. Nuk ka një votim. Minimalisht ka lodhje të madhe kjo radikalë. Si nuk del një deputet i PS nuk thotë dikush një gjë substanciale. Të gjithë në resht. Edhe opozita ka të njëjtën problem. Po të shohësh sot çthotë Gaz Bardhi, jeni tmerruar nga ardhja e Sali Berishës. Këto janë përralla. Këta nuk tmerrojnë dot mushkonjat. Janë qesharake. Kjo është garë kush serviloset më shumë, kjo është garë për vend pune. Nuk është parlament ku flitet, debatohet. Dhe arrijmë në këtë nivel banaliteti.'

 

Po ndodh...

ide