Vrau gruan me çekiç/ 39-vjeçari: Alba më tradhtonte me shokun e ngushtë, e mori në telefon dhe…

5 Dhjetor 2024, 22:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrau gruan me çekiç/ 39-vjeçari: Alba më tradhtonte me

39-vjeçari shqiptar Kastriot Cenko me origjinë nga Fieri, që vrau gruan e tij në Athinë, Alba Cenko, ka rrëfyer para hetuesve grekë shkakun përse kreu krimin.

Sipas mediave greke, arsyeja ishte xhelozia. Autori ka thënë në polici se, sipas tij, gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë.

Gjithçka ka ndodhur, sipas pretendimeve të 39-vjeçarit, kur gruaja mori një telefonatë nga shoku i tij dhe hyri në banjo për të folur. Kastriot Cenko e dëgjoi, u zemërua dhe vendosi ta vriste.

Sipas rrëfimit të tij, shqiptari mori një çekiç dhe e goditi gruan në kokë. Ajo humbi ndjenjat, e ndërsa më pas 39-vjeçari e mbyti me duar. Më pas, ia mbështolli trupin me çarçaf dhe e fshehu trupin në dhomën e tyre.

Krimi ndodhi në mbrëmje të enjten e kaluar. Gjatë asaj kohe, dy fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ishin në gjumë.

Të nesërmën, pasi u zgjuan, fëmijët pyetën të atin se ku ishte nëna. Por ai u tha se kishte shkuar në punë. Ndërsa fëmijët u nisën për shkollë.

Kur përfunduan mësimin, 39-vjeçari Kastriot Cenko i çoi fëmijët te vëllai i tij. Këto ditë ata qëndruan te xhaxhai.

Sot që u kthyen në banesë, babai vendosi të tregonte krimin dhe lajmëroi policinë duke u thënë se kishte vrarë gruan dhe trupin e saj prej 1 jave e mbante në banesë. Në apartament mbante erë të rëndë për shkak të dekompozimit të trupit.

 

Po ndodh...

ide