Kërkon ADN për zemrën e vëllait, Majlinda Sula: Shteti shqiptar po saboton çështjen në Strasburg

5 Dhjetor 2024, 22:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kërkon ADN për zemrën e vëllait, Majlinda Sula: Shteti

Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, që ndërroi jetë në një spital në Spanjë dhe u soll në vendin tonë pa zemër, e ka çuar çështjen në Strasburg pasi nga autoritetet spanjolle dhe shqiptare nuk është pranuar kryerja e ADN-së, për të përcaktuar nëse zemra e sjellë pas vdekjes, i përket vëllait të saj.

Sula deklaroi se shteti shqiptar po saboton çështjen në Strasburg.

Ne si familje kemi konsumuar të gjithë gjykatat e shtetit spanjoll.

Kam bërë një kërkesë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe kanë pranuar (gjykata në Strasburg). Duke qenë se zemra është në Shqipëri dhe nuk ndodhet në Spanjë, Shqipëria po e saboton. Po ndihmon Spanjën që të manipulohet çështja. Ne kërkuam një ADN, por mungesa e transparencës, pengesat që kemi hasur ndër vite, të bën të mendosh që nuk mund të jetë vetëm një vrasje e një djali shqiptar në Evropë.

As Spanja dhe as Shqipëria nuk pranojnë të bëjnë ADN”, tha Sula në Të Paekspozuarit.

 

Po ndodh...