Basha u retushua në klipin për historinë e PD, si bënte Enveri me kundërshtarët/ Berisha: Po të ishte për mua, do ti vendosja një kryq!
Njësoj si bënte Partia e Punës dhe Enver Hoxha me kundërshtarët e tij, zyra e medies së Sali Berishës, ka retushuar historinë e PD në klipin e realizuar me rastin e 35 vjetorit. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi sot arsyen se pse zyra e PD nuk përfshiu në klipin Lulzim Bashën, i cili për 8 vite ka drejtuar këtë parti, ka firmosur liberalizimin e vizave si ministër i Jashtëm në qeverisjen e PD dhe ka qenë protagonist në anëtarësimin e vendit në NATO.
Berisha tha se nëse ai do ta bënte vetë klipin e PD, ai do e përfshinte Bashën në të por do t’i vendoste një kryq të kuq, pasi sipas tij ai ka dëmtuar opozitën.
Pyetje: Në klipin 15 minuta për historikun e PD zyra juaj kishte retushuar Lulzim Bashën,i cili 8 vjet ka drejtuar PD. Ju nuk e ndjetë për ta vënë Bashën të paktën një fraksion sekondi në atë klip?
Sali Berisha: Po ta kisha bërë unë atë klip do ta kisha bërë ndryshe. Po të kisha vënë Bashën do t’i vija një kryq të kuq, sepse Basha e dëmtoi opozitën shqiptare. Nuk them se nuk do ishte por do ishte siç ai e meriton.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
