Kushtetuesja kthen Ballukun në detyrë deri më 22 janar, Agron Shehaj: I dha Ramës pak kohë më tepër, asgjë më shumë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të kthyer në detyrë zv.kryeministren Belinda Ballukun, duke thënë se kjo gjykatë vendosi të mbajë anën e të korruptuarve.
Sipas Shehajt, ky nuk është një vendim që shpëton Ballukun, por ka për qëllim të shpëtojë Edi Ramën. Por kryetari i Partisë Mundësia u shpreh se ky vendim i jep vetëm pak kohë Ramës, por nuk e shpëton dot. Sipas Shehajt, fati i Edi Ramës është vendosur në Perëndim.
“Gjykata Kushtetuese vendosi të kthejë në detyrë të pandehurën Belinda Ballukun. Në përplasjen midis drejtësisë dhe Edi Ramës dhe qeverisë së korruptuar, Gjykata Kushtetuese vendosi të mbajë anën e korruptuarve, anën e Edi Ramës.
Në fakt ky nuk është një vendim që shpëton Belinda Ballukun, por synon të shpëtojë Edi Ramën.
Edi Rama mendon se pas këtij vendimi është i paprekshëm dhe mund të vazhdojë të sulmojë drejtësinë dhe drejtësia nuk e pezullon dot, nuk e arreston dot. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Me këtë vendim, Edi Rama thjesht fitoi pak kohë.
Fati i Edi Ramës, fati i kryeministrave të korruptuar të Shqipërisë është vendosur në Perëndim. Nuk ka asnjë vendim Gjykate Kushtetuese që mund ta shpëtojë Edi Ramën” – u shpreh Agron Shehaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



