Kushtetuesja e riktheu në detyrë Ballukun, Klodiana Lala: Vendimi nuk ndikon në hetim, SPAK mund t’i drejtohet Kuvendit...

Gjykata Kushtetuese vendosi sot që të kalojë për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i ministres dhe zëvendës kryeministres, e marrë e pandehur për tunelin e Llogarasë si edhe nën hetim edhe për Lotin 4 të Unazës së Madhe.
Kushtetuesja vendosi që ta rikthente në detyrë Ballukun deri në shqyrtimin e kërkesës më 22 janar, një seancë e cila do të jetë publike.
Por çfarë mund të bëjë SPAK? Gazetarja Klodiana Lala tha se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk e prek hetimin e Prokurorisë së Posaçme. Megjithatë pritet të shihet lëvizja që mund të ndërmarrë Prokuroria, nëse do të shkojë më tej me një masë më të ashpër si ajo e arrestit shtëpiak apo të arrestit në burg, për të cilën do të duhet që të kërkojë autorizimin nga Kuvendi.
“Mund t’i drejtohet komisionit të Mandateve dhe të kërkojë autorizim për masa të tjera ndaj Ballukut. Por për arrest shtëpiak, me burg apo kontroll banese do të duhet të merret autorizim nga Kuvendi. Mbetet në fuqi ndalimi i daljes jashtë vendit. Gjykata Kushtetuese nuk mund të shprehet për këtë se kryeministri nuk ka ngritur asnjë pretendim në lidhje me këtë pjesë.”, tha Lala.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

