“Çfarë nuk na kanë punuar ne”/ Berisha në Foltoren e Elbasanit: Dështuan se jemi parimor dhe të pamposhtur!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në foltoren e radhës me demokratët e Elbasanit.
Në fjalën e tij Berisha theksoi edhe një herë kalvarin e gjatë sipas tij të PD-së, nga lufta ndaj tij me non-grata, te tentativa e Ramës dhe Soros për të lenë vendin pa opozitë.
Berisha thekson se demokratët nuk e lejuan këtë dhe dolën të pamposhtur, pavarësisht se nuk i lanë as emrin dhe flamurin.
Berisha: Atë avantazh që krijoi tuneli që bashkoi Elbasanin dhe Tiranën e humbet e zhduk mungesa e bypass që duhet të ishte vepra e parë pas tunelit të Elbasanit. Sonte është një ditë e veçantë e demokracisë, revolta e qytetarëve të Elbasanit 35 vite më parë në qytet, kombinatin metalurgjik, as tanket as autoblindat asgjë nuk mposhtën burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat, por përkundrazi data 12 deri 14 u shndërruan në arenë përleshjesh. Shpreh mirënjohje për ata guximtarë që këtu në Elbasan themeluan PD.
Vitet fundit, siç jeni vetë në dijeni ishin vitet më të vështira, një kalvar i paparë në historinë e Europës që forca jonë politike. Forcë e lirive dhe dinjitetit njerëzor, forcë e vokacionit, shpirtit perëndimor të kombit e interesit kombëtar të shqiptarëve e integrimit në NATO dhe BE, u përball me një agresion si një asnjë forcë tjetër politike me qëllimin e vetëm Shqipëria pa opozitë. Sepse pasardhësi i xhelatit Kristaq Rama kërkon një Shqipëri si etërit e tij. Shqipëria pa opozitë, vendim makabër jo vetëm i Edi Ramës por edhe i George Soros. Mirëpo ne demokratët jemi njerëz të idealeve. Në ‘90 u ngritëm për idealet e lirisë. Për interesin kombëtar, integrimin e Shqipërisë në Europë. Besimin te Zotit, te familja dhe këto vlera janë sa hyjnore dhe tokësore. Krim i shëmtuar të sulmosh një forcë politike që u përmbahet parimeve më të larta njerëzore. Çfarë nuk u bë ndaj nesh.
Kjo platformë u zbatua në mënyrë më të pamëshirë mbi ne, demokrat që guxuan të ngriheshin ndaj kësaj padrejtësie që nuk kishte përjetuar ndonjë forcë politike në histori. Na rrëmbenin emrin, na rrëmbenin flamurin. Dështuan se nuk u dorëzuam. Na përçamë, u bashkuam. Kemi një histori, me një fjalë: të pamposhtur. Të pamposhtur. E faktuam ne këtë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
