Dyshime për ‘Fshehje të të ardhurave’, Prokuroria Gjirokastër lëshon urdhra ndalimi për 4 persona. Sekuestrohen para chash në ‘exchange’

12 Dhjetor 2025, 15:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dyshime për ‘Fshehje të të ardhurave’, Prokuroria

Dyshime për ‘Fshehje të të ardhurave’, Prokuroria Gjirokastër lëshon urdhra ndalimi për katër persona, sekuestrohen para, euro, paund, dollarë e franga.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, lëshoi katër urdhra ndalimi për shtetasit R.K., L.K., P.K., dhe B.K., për veprën penale ‘Fshehja e të ardhurave’ parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.
Pas një hetimi me metoda speciale dhe proaktive, në kuadër të procedimit penal nr.235 të vitit 2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, i është drejtuar me kërkesë për kontrollin e vendeve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër e cila është miratuar, për kontrollin e dy pikave të këmbimit valutor me adresë në qytetin e Gjirokastrës dhe qytetin e Tiranës.

Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Tiranës në pronësi të shtetasit R.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-13.470.000 (trembëdhjetë milion e katërqin e shtatëdhjetë mijë) Lekë,
-40.895 (dyzetëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e pesë) Euro,
-8.780 (tetëmijë e shtatëqind etetëdhjetë) Paund,
-9.922 (nëntëmijë e nëntëqind e njëzetë e dy) Dollar Amerikan,
-10.380 (dhjetëmijë e treqind e tetëdhjetë) Franga,
-3.145 (tremijë e njëqind e dyzetë e pesë) Dollar Kanadez,
-85.720 (tetëdhjetë e pesë mijë e shtëtaqind e njëzetë) Lira,
-1 pajisje DVR
-2 blloqe shënimesh
Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit R.K. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-20.000 (njëzetëmijë) Dollarë Amerikan.

Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Gjirokastrës në pronësi të shtetasit L.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-13.443.200 (trembëdhjetë milion e katërqind e dyzet e tremijë e dyqind) Lekë;
-91.865 (nëntëdhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Euro;
-7.965 (shtatëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Paund;
-12.674 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) Dollar Amerikan; dhe
-5 pajisje elektronike “Kompjuter”

Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit L.K u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-90 (nëntëdhjetë) Dollar Amerikan;
-3.580 (tremijë e pesëqind e tetëdhjetë) Euro; dhe
-118.500 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e pësëqind) Lekë

Ndërkohë, po vijohet me veprimet e tjera proçedurale në kuadër të këtij procedimi penal.

Po ndodh...

ide