Vrasja e 21-vjeçares nga ish-bashkëshorti, Kurti: Nuk na duhen detajet

12 Prill 2024, 19:43 / KOSOVA ALFA PRESS

Vrasja e 21-vjeçares nga ish-bashkëshorti, Kurti: Nuk na duhen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Ferizaj ku mbeti e vrarë një 21-vjeçare në Qendrën për Punë Sociale. Dyshohet se e reja u vra nga ish-ashkëshorti i saj, teksa i plagosur mbeti dhe vëllai i saj i mitur.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Kurti tha se nuk ka pse t’i dijë detajet dhe se e dënon krimin që po përsëritet. Ai ka kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa.

“Nuk kemi pse presim që t’i dimë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot.

Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të saj. Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”, ka shkruar Kurti.

 

Po ndodh...