
Lufta ndaj krimit të organizuar, SPAK nënshkruan marrëveshje me Prokurorinë e Spanjës

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Prokuroria e Përgjithshme e Spanjës kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në kuadër të forcimit të përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar.
“SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme e Spanjës nënshkruan dje një Memorandum Mirëkuptimi të mundësuar nga projekti #EU4FOCAL i financuar nga BE, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e përpjekjeve tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar”,thuhet në njoftimin e zyrës së Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Në takimin e zhvilluar mes kreut të SPAK, Altin Dumani dhe prokurorit të përgjithshëm të Spanjës theksohet se “bashkëpunimi me shtetet anëtare të BE-së dhe agjencitë e BE-së, si Europol, Eurojust dhe Zyrës së Prokurorit Publik Evropian është kyç në këtë sfidë të përbashkët”.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128