Takimi me Trump, Vjosa Osmani zbardh diskutimet: Folëm për liderët e UÇK-së në Hagë dhe çështjen me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar se në takimin mes saj dhe presidentit amerikan Donald Trump, është diskutuar për çështjen 4 liderëve të UÇK-së, për të cilët Gjykata Speciale e Hagës ka kërkuar nga 45 vite burg për secilin dhe çështjen e tensioneve me Serbinë.
Osmani u shpreh e rezervuar dhe nuk dha shumë detaje mbi atë çfarë kanë diskutuar me Trump, por tha se ajo dhe kryeministri Edi Rama do të flasin më në detaje kur të jetë momenti rreth kësaj çështje.
Në një intervistë për Klan Kosova, presidentja Osmani theksoi se kanë marrë garanci të fuqishme nga presidenti amerikan.
“Kemi diskutuar. Unë ju kisha lutur për mirëkuptimin tuaj. Nuk besoj që është në interesin e Kosovë në qoftë se japim më shumë detaje rreth kësaj. Mirëpo, dua të siguroj që i kemi diskutuar të dyja temat dhe kemi marrë garanci të fuqishme.
Natyrisht që kur të vjen momenti edhe unë, edhe kryeministri Rama do të flasim më në detaje për këtë temë, por e kemi informuar në detaje për këto dy tema, dhe sërish dua ta them, sot ka qenë një ditë jashtëzakonisht e mirë për Kosovën”, ka thënë ajo.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
