Përfundon pas më shumë se 30 minutash, takimi i Osmanit me shefin e CIA-s, Burns

22 Gusht 2024, 17:35 / KOSOVA ALFA PRESS

Përfundon pas më shumë se 30 minutash, takimi i Osmanit me shefin

Për më shumë se gjysmë ore, shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka zhvilluar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

As Burns e as Osmani nuk janë deklaruar për media, ndërsa vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit.

Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier, i cili është parë duke dalë nga objekti i Presidencës së Kosovës.

 

Po ndodh...