Rodriguez pranë rikthimit në La Liga, do të jetë shok skuadre me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare
22 Gusht 2024, 17:34 / SPORT

James Rodriguez është pranë rikthimit në La Liga, kësaj radhe me një aventurë të re në Madrid.
“Marca” raporton se ish-ylli kolumbian i Realit ka mbërritur në kryeqytetin spanjoll, për t’u bashkuar me Rayo Vallecanon.
Palët janë në diskutime për të gjetur një rrugë të përbashkët, me gjërat që duket se po ecin në rrugën e duhur.
James i dha fund aventurës në Brazil dhe pritet të kalojë si lojtar i lirë te Rayo, aty ku do të jetë shok skuadre me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu.
Kolumbiani u transferua 10 vite më parë te Reali pas shkëlqimit në Kupën e Botës, teksa me “Los Blancos” arriti të fitonte dy Champions League.
-
Shefi i CIA-s viziton Kosovën
22 Gusht, 17:26 -
-
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



