The last Albanian who was under the orders of coach Maran is invited, the Rossoneri list for the friendlies is published

Trajneri Alban Bushi publikoi listën me 25 lojtarët e ftuar te Kombëtarja U-21. Në prag janë dy miqësore, pikërisht ato ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21.
Bie në sy që rikthehet Zylyf Muça, i cili është drejtuar edhe nga Rolando Maran në Itali. Risitë janë dy, Klevi Totoshi dhe Blerton Isufi.
Kombëtarja U-21 do të zhvillojë dy miqësore në qershor ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21. Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy takime mjaft të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve.
Për herë të parë me Kombëtaren U-21 bashkohen portieri i AF Elbasanit, Klevi Totoshi, si dhe Blerton Isufi, i cili aktivizohet në Norvegji me skuadrën e Molde.
Ndeshja e parë miqësore, Slloveni U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor, në orën 20:15, në stadiumin “Ajdovščina”. Ndërsa sfida e dytë, Itali U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor, në orën 18:15, në stadiumin “Omero Tognon”.
Më poshtë lista e plotë me 25 lojtarët e grumbulluar:
Portierë : Giulio Veliaj, Klevi Totoshi, Alain Taho
Mbrojtës : Zylyf Muça, Arlind Kurti, Ervin Bashi, Adi Kurti, Maldin Kacurri, Aurel Marku, Elton Fikaj, Fabjan Përndreca, Enes Osmani
Mesfushorë: Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Ammar Asani, Dario Daka, Benjamin Dibrani, Blerton Isufi, Burak Alili
Sulmues : Erald Maksuti, Kevin Dodaj, Rrok Toma, Olsi Myrta, Elmedin Rama
Happening now...
ideas
Enver-Sali!
Idolaters and idolatry have nothing to do with democracy!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128