The election campaign financing system undermines political pluralism in Albania

2026-03-25 09:36:09 / POLITIKË ALFA PRESS

The election campaign financing system undermines political pluralism in Albania

On May 8, 2025, one day before delivering a speech at the Democratic Party's closing rally, Chris La Civita, strategist for United States President Donald Trump, arrived in Tirana.

He stayed in a hotel in the city center, for a bill of 273 euros per night, enjoyed the bar and minibar, as well as a 30-minute Indian head massage – for a cost of 60 euros, expenses paid by the Republican Party of Albania – part of the Coalition for a Greater Albania led by the Democratic Party.

In total, the American "consultancy" cost the Democratic Party 137.6 million lekë, a figure equal to 60% of all funds available to this party for the election campaign of the May 11 parliamentary elections.

It also constituted the largest expenditure during the elections, part of 2,935 financial transactions by political parties and coalitions after the campaign – which cost 485 million lekë (almost 5 million euros) on paper, analyzed by BIRN as part of a study on party finances in the parliamentary elections of May 11, 2025.

Of these expenditures, 49.3% belonged to the opposition Democratic Party, 35.6% to the Socialist Party, and the rest was shared by smaller parties. The data shows that the “Greater Albania” Coalition, the Socialist Party, and the SP’s undeclared ally, Tom Doshi’s Social Democratic Party, collectively accounted for 89.3% of all declared campaign expenditures, thus providing a significant advantage over the other competing parties.

“In the case when the two main parties, the SP and the DP, manage to carry out almost all or a significantly larger percentage of the expenses, it is difficult to talk about a truly fair competition,” Kristaq Kume, former chairman of the Central Election Commission and founder of the organization “Citizens’ Alliance for Democratic Development,” told BIRN, adding that in Albania the electoral competition is only formally pluralistic.

According to Kumes, by having more funds, the SP and the DP have more access to the media, greater opportunities in organizing and developing activities, more effective staff and consultancy, turning financial advantage into political advantage.

“Inequality in electoral competition undermines the essence of pluralism,” he said. “Although in formal terms pluralism exists because there are many parties, elections are held and there is freedom to run, since the competition is not equal, because resources are not distributed fairly, in substantive terms pluralism does not function, the quality of representative democracy is significantly threatened,” Kume added.

Campaign spending

Mënyra e financimit të aktiviteteve politike, detyrimi për transparencë mbi të ardhurat dhe shpenzimet, si dhe nevoja për të vendosur kufizime janë çështje të debatuara në vendet demokratike, pasi prekin thelbin e demokracisë. Një demokraci e shëndetshme konsiderohet ajo në të cilën palët garuese kanë “barazi në armë” dhe ku pasuria ose mjetet financiare apo ato administrative përdoren për të shtrembëruar garën.

Edhe Shqipëria ka disa kritere mbi transparencën, si dhe një tavan të përcaktuar bashkërisht nga PD dhe PS, por që të dyja duken të pamjaftueshme për të garantuar informim të plotë, të saktë dhe në kohë reale të qytetarëve, si dhe për të garantuar që ndonjë nga palët politike të mos sigurojë avantazh të padrejtë përmes aksesit më të lartë në burime financiare, thuhet në konkluzionet e studimit të BIRN.

Problemi i parë në rregullimin e financimit të fushatave elektorale duket se ka të bëjë me kufizimin bazë. Sipas ligjit, palët kanë kufizime për shpenzime dhe detyrim për raportime brenda 30 ditëve të fushatës zyrtare, ndërsa në praktikë, ajo që është vërejtur gjithmonë dhe që u vu re edhe në zgjedhjet e kaluara është që për shumë e shumë muaj para fushatës zyrtare, palët ishin të angazhuara në aktivitete të ngjeshura politike, aktivitete për të cilat nuk ka kufizime në tavanin e shpenzimeve dhe as detyrime për të raportuar sasinë apo për të deklaruar burimin e financimit.

Kështu, shumë nga turnetë e partive politike për takime elektorale me emigrantët në Itali, Greqi dhe SHBA gjatë fushatës bien jashtë detyrimit për të deklaruar shpenzimet apo burimin e financimit të këtyre shpenzimeve.

Sipas Erida Skendaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në Shqipëri fushata fillon shumë më herët se një muaj para zgjedhjeve, sapo dekretohet nga Presidenti data e zgjedhjeve.

“Të gjitha aktivitetet zgjedhore që zhvillohen në forma nga më të ndryshmet, aq më tepër edhe ato të vërejtura në raport me diasporën, krijojnë efektin ajsberg, ku shumica e parave të investuara para fushatës së ligjshme zgjedhore janë të padukshme dhe rrjedhimisht të pakontrolluara,” tha ajo.

“Kjo minon besimin e publikut në procesin zgjedhor, aq më tepër në kushtet e apatisë politike, kur shumë prej zgjedhësve nuk kanë besim t’i drejtohen kutive të votimit,” shtoi ajo.

Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike (ISP), bie gjithashtu dakord mbi shtrirjen kohore të fushatës përtej afateve të parashikuara nga Kodi Zgjedhor, por ka rezervat e tij mbi ndikimin që kjo ka në kutinë e votimit.

“Kjo është një formë spekulimi për partitë në qeveri, por nuk ka raporte dhe as burime të besuara mbi efektet e mundshme elektorale,” tha ai.

“Është deformim standardi, por nuk sjell detyrimisht devijim rezultati,” theksoi Krasniqi, ndërsa shtoi se: “Parimi se partia duhet ndarë nga shteti duhet të jetë i përhershëm, çdo ditë dhe në çdo kohë.”

Sipas Kristaq Kumes, fushata e parakohshme i anashkalon rregullat e financimit, sepse i zhvendos shpenzimet reale jashtë periudhës zyrtare, ndërsa tavani i fushatës bëhet formal, sepse pjesa më e madhe e investimit ndodh më herët dhe raportimi financiar nuk pasqyron realitetin.

Ai thekson se kjo praktikë krijon pabarazi të thelluar mes partive, sjell mungesë transparence dhe llogaridhënieje, si dhe rrit ndikimin e interesave private, ndërsa deformon vullnetin te votuesit.

“Lejimi i aktiviteteve intensive politike për muaj të tërë para fushatës zyrtare, pa detyrim raportimi, krijon një ‘fushatë paralele’ të parregulluar”, thekson Kume, ndërsa shton se edhe kjo fushatë sjell rreziqe të drejtpërdrejta për demokracinë.

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor

Partia Socialiste në qeveri dhe Partia Demokratike në opozitë ranë dakord në shkurt të vitit 2025, vetëm pak javë para zgjedhjeve, të ndryshojnë Kodin Zgjedhor të vendit për të krijuar sistemin me lista të mbyllura dhe lista të hapura, një sistem që favorizoi pushtetin e krerëve respektivë, Rama dhe Berisha, në partitë respektive.

Por një nga ndryshimet që kaloi gjerësisht pa u vënë re kishte të bënte me financat e partive dhe mënyrën e financimit të fushatës, ndryshime që gjithashtu favorizuan dy partitë e mëdha dhe u mundësuan atyre që të kishin “pjesën e luanit” në mjetet financiare që zakonisht nevojiten për të paguar shpenzimet e fushatës, të tilla si reklama në median sociale apo atë konvencionale, si dhe shpenzime për mitingje, banderola, pankarta e të tjera.

Sipas ndryshimit të miratuar në dakordësi mes të dy të mëdhenjve që kanë dominuar jetën politike të vendit që kur Partia e Punës humbi monopolin e pushtetit tre dekada e gjysmë më parë, partitë politike gëzojnë të drejtën të shpenzojnë maksimalisht pesëfishin e parave të akorduara nga buxheti i shtetit për partinë politike më të madhe, pra Partinë Socialiste.

Më herët, tavani i caktuar ishte trefish. Gjithashtu, ndryshimet i dhanë të drejtë secilit prej kandidatëve që të shpenzonte deri në 3 milionë lekë (afërsisht 30 mijë euro) nga fondet e veta personale dhe këto shpenzime nuk llogariten në tavanin e caktuar për partitë.

Rezultati i këtyre dy ndryshimeve ishte që dy partitë e mëdha dhe kandidatët e tyre e dominuan fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit edhe nga pikëpamja financiare, duke zënë 90% të të gjitha shpenzimeve të regjistruara dhe të deklaruara prej tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Buxhetet më të mëdha u mundësuan këtyre partive që të monopolizonin jo vetëm sferën informative në mediat tradicionale, por edhe, nëse marrim për tregues indirekt sasinë e reklamave të paguara, median sociale.

“Çdo qindarkë e hedhur në favor të fushatës prej kandidatëve – pavarësisht nëse bëhet nga buxheti i partisë apo personal i kandidatëve – duhet të llogaritet si pjesë e tavanit të partive, kur kandidati i përket kësaj partie,” shprehet Erida Skëndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“Mosnjohja e këtij shpenzimi si shpenzim i partisë (subjektit zgjedhor) cenon jo vetëm barazinë në garë, por krijon efektin e dëmshëm të financimeve të errëta të partive, pasi për më tepër nuk ka mekanizma kontrolli nëse këto para janë vërtet të ardhura të ligjshme të kandidatit apo vijnë nga burime jo të ligjshme, si financimet e vendeve të treta [apo të] krimit të organizuar,” shtoi ajo.

Profesori Kume bie dakord me Skëndajn, ndërsa thekson se mosllogaritja e shpenzimeve të kandidatëve me partinë krijon në praktikë një “rrugë anësore” të fortë për të anashkaluar rregullat, sepse nëse kandidatët mund të shpenzojnë nga fondet personale jashtë tavanit të partisë, atëherë tavani bëhet simbolik dhe shpenzimet reale të fushatës rriten përtej kufijve ligjorë pa mundur të kontrollohen.

Ai mendon se ky boshllëk krijon mundësinë e “decentralizimit” artificial të shpenzimeve, sepse formalisht paratë janë të kandidatëve, por në thelb ato përdoren për të promovuar partinë, si logo, mesazh, lider dhe koordinohen me strategjinë e përgjithshme të saj.

“Mosllogaritja e shpenzimeve, fondeve personale të kandidatëve, në tavanin e partive krijon hapësirë për mungesë transparence, sepse ato mund të shërbejnë për të maskuar donacione indirekte dhe/ose për të shmangur raportimin e plotë,” tha ai.

“Efekti i kësaj mënyre të trajtimit të fondeve dhe shpenzimeve personale të kandidatëve dobëson logjikën e rregullimit të financimit; krijon një sistem “hibrid”, ku rregullat ekzistojnë, por anashkalohen lehtësisht dhe rrit rrezikun e ndikimit të interesave private në politikë,” shtoi Kume.

Rigels Xhemollari, drejtuesi i Qëndresa Qytetare, një tjetër organizatë e angazhuar për të përmirësuar standardet zgjedhore, thekson se shmangia e shpenzimeve të kandidatëve nga “tavani” i shpenzimeve të partive politike është një mënyrë tjetër për t’u mundësuar më shumë shpenzime subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore. Megjithatë, Xhemollari mendon se problemi nuk qëndron te tavani i shpenzimeve per se, por te deklarimi dhe transparenca e tyre.

“Në fund të fundit, nëse ne dimë destinacionin e parave, ato nuk përdoren për të blerë vota direkt ose indirekt, por përdoren për të komunikuar mesazhet e fushatës, mund të jenë të dobishme,” tha ai.

Financime me burime të paqarta

Zyrtarisht, aktiviteti i partive politike financohet në Shqipëri nga taksapaguesit, përmes buxhetit të shtetit apo nga donacione.

Ndërsa ne mund të dimë se në total partitë dhe koalicionet pjesëmarrëse deklaruan se kishin 506 milionë lekë të ardhura dhe se nga këto, taksapaguesit financuan përmes buxhetit të shtetit 133 milionë lekë, pjesa tjetër e të ardhurave ka burime jo kaq të qarta.

Rreth 333 milionë lekë deklarohen se janë të ardhura “të krijuara nga subjekti”.

Këto janë të siguruara nga transferta nga strukturat e partive, fonde të akumuluara nga periudha të mëparshme, fonde të përfituara nga buxheti i shtetit për aktivitetin vjetor të partive apo burime të tjera të brendshme financimi dhe përbëjnë 66% të të gjitha fondeve në dispozicion të fushatës.

Partitë politike kanë edhe dy kategori të tjera të ardhurash, dhurime në natyrë dhe donacione në para, por këto të dyja zënë një pjesë fare të vogël të të ardhurave të fushatës, respektivisht 13.8 dhe 26.3 milionë lekë ose më pak se 8% të të gjitha parave.

Sipas Kristaq Kumes, në formë, sistemi shqiptar i financimit politik është ndërtuar për llogaridhënie, por në praktikë funksionon më shumë si formalitet procedural.

Sipas tij, edhe pse korniza ligjore ekziston dhe parashikohen rregulla për raportimin financiar, ka tavane për shpenzimet dhe parashikohet auditim i financave të partive politike, më së shumti këto mbeten si një dokument i shkruar në letër.

“Zbatimi shpesh është selektiv, verifikimi është i vonuar, formal dhe kufizohet në dokumente që vetëdeklarojnë partitë politike,” tha ai, ndërsa shpjegoi se për gjetjet e auditit publiku informohet pas zgjedhjeve dhe jo gjatë tyre.

“Sistemi toleron shmangien pa pasoja serioze, sepse sanksionet janë të dobëta ose jo dekurajuese,” shtoi ai.

Zyra pa pagesë

Partitë politike kanë detyrimin që, nga njëra anë, të deklarojnë të ardhurat gjatë periudhës së fushatës dhe, nga ana tjetër, shpenzimet. Por ka një rast kur kjo është e njëjta gjë.

Është fjala për “donacionet në natyrë”, të cilat duhet të regjistrohen njëkohësisht si e ardhur, pavarësisht se nuk ka pasur transaksion financiar, dhe gjithashtu si shpenzim, pavarësisht se për to nuk është paguar me para.

Në total ishin 13.8 milionë lekë “donacione në natyrë” të dhëna gjatë fushatës dhe, për këtë, Partia Socialiste zë pjesën e luanit me 71%.

Sipas gjetjeve të studimit të BIRN, në 226 “transaksione”, Partia Socialiste deklaron se ka marrë mjedise për zyrat e fushatës nga individë të ndryshëm dhe i ka marrë këto mjedise dhuratë, pa paguar.

Ndryshe nga Partia Socialiste, Shqipëria Madhështore duket se nuk ka shpenzuar dhe as nuk ka pasur donacione për zyra. Raporti financiar i Partisë Demokratike nuk përmban asnjë vlerë të regjistruar në këtë zë.

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare mendon se kuadri rregullator shqiptar nuk është i ndërtuar për llogaridhënie, por kjo nuk i ndalon partitë politike të jenë transparente me qytetarët.

“Vetë partitë politike duhet të kenë kanalet e tyre të komunikimit për të bërë transparencë, qytetarët duhet t’i vlerësojnë këto subjekte edhe bazuar në këtë aspekt kur t’i votojnë,” tha ai.

Xhemollari mendon se nga sistemi ekzistues i financimit nuk përfitojnë qytetarët, por madje as kandidatët dhe partitë politike që garojnë në zgjedhje.

“Mendoj që më shumë përfitojnë klientët e partive, apo kategoria e tretë, të cilët u mundësojnë partive apo kandidatëve shërbime falas, aktivitete falas, para cash, hapësira, këngëtarë, koncerte, për të cilat partia apo kandidati, kur vjen në pushtet, është i detyruar t’i paguajë shumëfish, por në të vërtetë jemi ne taksapaguesit që i paguajmë ata shumëfish në formë tenderash, të cilët, për të marrë mbrapsht investimin politik, lënë pa realizuar investimin për qytetarët në infrastrukturë e kudo,” tha ai.

Erida Skendaj mendon se nga të metat e sistemit të financimit dhe kontrollit të shpenzimeve gjatë fushatave zgjedhore fitojnë aktorë që duan të krijojnë destabilitet për demokracinë dhe rendin ligjor, të kenë mbrojtje të papërshtatshme dhe në cenim të këtij rendi – si krimi i organizuar – apo avantazhim që cenon barazinë ekonomike dhe konkurrencën e ndershme.

“Fitojnë të fortët dhe humbasin të dobëtit, partitë e mëdha në raport me partitë e vogla, kandidatët e pasur në raport me ata të varfër,” theksoi ajo.

Media sociale nën dominimin e PS

Vendimi për mbylljen e rrjetit social TikTok nga qeveria e kryeministrit Edi Rama pak javë para zgjedhjeve u kritikua në atë kohë si një masë ekstreme dhe shumë besuan se kishte të bënte jo me luftën kundër bullizmit në shkolla dhe mbrojtjen e fëmijëve, por me zgjedhjet dhe fushatën elektorale. Ekspertët thonë se TikTok është një media sociale e re.

Ajo është e përqendruar te sigurimi i materialeve të krijuara nga përdoruesit, për t’ia shitur më pas vëmendjen e kapur nga këto materiale reklamuesve potencialë. Me pak fjalë, si media sociale e re, TikTok vlerëson përmbajtjen përkundrejt shitjeve dhe, rrjedhimisht, krijuesit e përmbajtjes në këtë media, qofshin dëfryes apo politikanë, kanë shpërndarje krahasimisht më të lartë sesa mund të sigurojnë në mediat sociale të vjetra, si Facebook apo Instagram, të cilat, duke qenë se disponojnë një bazë më të fuqishme përdoruesish, preferojnë të shesin reklama.

Rezultati i kësaj është që media të tilla sociale si Facebook mund të dominohen nga personat që kanë para, ndërsa prodhuesit e përmbajtjes që nuk kanë para mund të sigurojnë reach më të lartë në TikTok.

Shpenzimet e deklaruara të fushatës elektorale duket se bëjnë me shenjë pikërisht në këtë drejtim. Të gjitha partitë politike të marra së bashku shpenzuan 28 milionë lekë në mediat sociale, por Partia Socialiste përdori burimet e saj financiare për të dominuar, duke shpenzuar 15.4 milionë lekë ose 55% të të gjitha partive.

Të gjitha partitë e vogla të marra së bashku (pra nëntë partitë garuese pa PS-në dhe PD-në) mobilizuan gjithsej vetëm 6.6 milionë lekë për reklama në median sociale, ose 24% të totalit të volumit të shpenzimeve në këtë zë. Mes të vegjëlve gjithsesi kishte gjithashtu pabarazi të mëdha, sepse Mundësia shpenzoi 2.2 milionë lekë, Socialdemokratët 1.2 milionë dhe PDIU 1.4 milionë.

Dominimi i PS dhe PD në volumin e reklamave televizive ishte edhe më i madh. PS dhe PD zunë 89% të të gjitha shpenzimeve për reklama.

Sipas ekspertëve, problematikat e sistemit shqiptar të financimit të fushatave zgjedhore janë të shumta, por thelbi i problemit mbetet mungesa e transparencës nga subjektet.

“Mendoj që problemi kryesor është mungesa e transparencës, pasi janë vetë partitë, në optikën time, ato që duhet të jenë përgjegjëse për publikimin e shpenzimeve, sidomos kur marrin para publike dhe kuota nga anëtarët,” tha Rigels Xhemollari.

“Si rrjedhojë e kësaj, vihet re një fiktivitet i madh, financim i pakontrolluar e për rrjedhojë klientelist,” shtoi ai.

Ndryshe, Erida Skendaj mendon se sistemi shqiptar i financimit dhe kontrollit të shpenzimeve për fushatën zgjedhore është ngritur për të krijuar një avantazh të padrejtë ndaj dy partive të mëdha – PS dhe PD.

“Modeli i legjislacionit shqiptar, si në aspektin ligjor, por edhe nga problematikat që janë vërejtur në drejtim të zbatimit të tij apo formave të ndryshme të financimeve të errëta, ka avantazhuar në mënyrë shpërpjestimore dy partitë e mëdha dhe ka cenuar transparencën, kontrollin periodik, integritetin dhe pastërtinë e këtyre financimeve, si dhe barazinë e palëve në garën elektorale,” tha ajo.

Reforma e sistemit

Raporti i BIRN del në konkluzionin se shumë gjëra do të duhet të rregullohen për të pasur një kuadër rregullator të drejtë për financimin e politikës, përfshirë shpenzimet e zakonshme të partive politike dhe shpenzimet për fushata elektorale.

Problemi i parë i konstatuar është mungesa e detyrimit për të raportuar të dhënat në një format unik, idealisht në formatin ‘xls’, gjë që do të mund të siguronte përpunim të shpejtë të këtyre të dhënave nga gazetarët dhe aktivistët dhe informimin e publikut në mënyrë të saktë.

Problemi tjetër kryesor lidhet me mungesën e mekanizmave shtrëngues për kandidatët, të cilët, ndërsa janë të autorizuar të kryejnë shpenzime të konsiderueshme fushate “me fondet e veta”, nuk janë të detyruar realisht të bëjnë raportimet mbi shpenzimet e tyre.

Mungesa e detyrimit për partitë që të raportojnë shpenzimet e kryera individualisht nga kandidatët duket se përbën një mënyrë komode për këto parti për të kanalizuar shpenzime në shuma domethënëse te kandidatë të caktuar, duke shmangur në këtë mënyrë llogaridhënien.

Sipas Kristaq Kumes, për ta bërë sistemin më të drejtë dhe më transparent, nuk duhen domosdoshmërisht të bëhen reforma të mëdha strukturore. Ai thekson se disa ndryshime minimale, por të zgjuara, mund të prodhojnë efekt të menjëhershëm.

Kume propozon forcimin e transparencës dhe kontrollit përmes zgjerimit të periudhës së raportimit para zgjedhjeve, përfshirjes së shpenzimeve të kandidatëve në një tavan të vetëm, raportimit në kohë reale, transparencës së plotë për donatorët, auditimit të pavarur dhe të verifikueshëm, vendosjes së sanksioneve efektive dhe rregullimit të qartë të aktiviteteve parafushate – për të eliminuar financimet e fshehta dhe “fushatën e padukshme”.

Edhe sipas Rigels Xhemollarit, ndryshime edhe minimale mund ta bëjnë sistemin më transparent dhe llogaridhënës, përfshirë kostifikimin e aktiviteteve të partive nga monitoruesit e KQZ, deklarimin në kohë reale të donacioneve, publikimin e kontratave me televizionet dhe ofertuesit e partive, si dhe publikimin e kuotave të anëtarësisë.

Ndryshe, Afrim Krasniqi nga ISP mendon se duhet një ligj i ri mbi partitë politike për të garantuar legjitimitetin dhe transparencën e tyre në struktura, në databazën e anëtarëve, në pronësinë që kanë dhe në aktivitetet e tjera rregullatore.

Më pas, sipas Krasniqit, duhet një ligj mbi financimin elektoral dhe politik, duke përfshirë edhe lobimin politik dhe elektoral brenda e jashtë vendit, si dhe financimet në/nga diaspora, si dhe financimin nga/në mediat e reja.

Së fundi, nënvizon ai, duhen ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe strukturën e KQZ për ta bërë më efektive, më të matshme dhe më llogaridhënëse.

“Në tri rastet duhet ndërthurur dekriminalizimi me parimet e nenit 9 të Kushtetutës, pra një paketë ndryshimesh që sjell transparencë, llogaridhënie dhe integritet,” tha drejtuesi i ISP-së.

Kapacitetet e KQZ

Në Kodin Zgjedhor, KQZ-ja përcaktohet si institucioni që ka mandat për verifikim dhe mbikëqyrje të financimeve të partive politike për fushatën zgjedhore. Në praktikë, kapacitetet e saj për kontroll real dhe proaktiv janë të kufizuara.

“Shpesh KQZ-ja funksionon më shumë si një administruese e raportimeve sesa si një verifikuese e thelluar,” tha Kristaq Kume.

Ekspertët janë të ndarë mbi kapacitetet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të verifikuar deklaratat financiare të partive politike për të ardhurat dhe shpenzimet gjatë fushatës zgjedhore dhe disa propozojnë krijimin e një organi të veçuar auditues ose transferimin e kësaj kompetence.

“KQZ nuk i ka kapacitetet reale për verifikim dhe kjo është e lidhur me mungesën e burimeve njerëzore, por edhe mënyrën se si është ndërtuar legjislacioni, që nuk garanton llogaridhënie të vazhdueshme dhe nuk parashikon ndalime të mjaftueshme për financimet e errëta që cenojnë integritetin zgjedhor,” tha Erida Skendaj, ndërsa sugjeroi që ky kontroll të kryhej nga një organ i specializuar auditues, sikurse është Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Edhe Afrim Krasniqi është i mendimit se KQZ nuk ka kapacitet, për sa kohë është strukturë e deleguar politike dhe nuk mund të jetë efektive edhe nëse merr burime shtesë njerëzore.

“Strukturat e emëruara nga partitë nuk mund të kontrollojnë organin emërtues, partitë,” theksoi ai.

Rigels Xhemollari also thinks that the problem lies in the politicization of the CEC, but he thinks that this body can be strengthened if it has the right political will.

"I think the CEC has the necessary capacities, but it lacks the political will, which is what the CEC itself was created and consists of," he said.

"To achieve a result in this regard, I would say that we need to dismantle the political or party composition of the CEC, to then create efficient reporting and control mechanisms," concluded Xhemollari./ Reporter.al

Happening now...

ideas