Prag ndeshja me Poloninë, Kombëtarja mbyll përgatitjet në Tiranë

2026-03-25 12:03:30 / SPORT ALFA PRESS
Prag ndeshja me Poloninë, Kombëtarja mbyll përgatitjet në

Kombëtarja shqiptare e futbollit mbylli përgatitjet në Tiranë, në prag të ndeshjes me Poloninë, e vlefshme për gjysmëfinalen e play-off të Botërorit. Në seancën e radhës stërvitore, trajneri Silvinjo e kishte grupin e plote dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike.

Kjo ishte seanca e fundit në vendin tonë, pasi të mërkurën kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Varshavës, ku të enjten luhet takimi historik përballë vendasve.

Seanca u përqendrua më së shumti në anën taktike, ndërsa këtë herë munguan dhe lojtarët e Superiores duke qenë se grupi ishte i plotë.

Kombëtarja shqiptare është shume pranë ëndrrës për një biletë historike në botëror dhe një fitore ndaj Polonisë mund t’i rriste dhe më shumë shanset e kuqezinjve për të qenë mes emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. Dueli Poloni-Shqipëri do të luhet këtë të enjte në orën 20:45 në Varshavë.

Happening now...

ideas