Berisha: 'ABC' është kthyer në Tele Lubia! Sokol Balla, anëtar i organizatës kriminale Balluku-Rama

Lideri i demokratëve, Sali Berisha denoncoi televizionin ABC si media që po bë avokatinë ndaj ish/zv kryeminstres Belinda Balluku.
Në konferencën e medias Berisha tha se Sokol Ballam, anëtar i organizatës kriminale Balluku-Rama po personalizon median për të mbrojtur atë që është hajdutja më e madhe pas Edi Ramës e kombit shqiptar.
Denoncimi i Sali Berishës
Së dyti, jam këto për të denoncuar shfaqjen në tregun mediatik të Tele Lubisë.
Një televizion i licencuar nga autoriteti përkatës, 24 orë në 24 ka si temë të vetme Lubinë dhe avokatinë ndaj Lubisë.
Nuk ka akte më të turpshme dhe më abuzive në hapësirën mediatike sesa të personalizosh një media me një delinkuente që de facto është hajdutja më e madhe pas Edi Ramës e kombit shqiptar.
Tejkalon çdo lloj kufiri kur ky televizion nuk quhet më ABC, quhet Tele Lubia.
24 orë në 24 orë sulmon verbërisht në mbrojtje të delinkuentes, duke treguar se është pjesë e organizatës kriminale të Lubisë.
Po.
Sokol Balla është anëtar i organizatës kriminale Balluku-Rama.
Edhe njëherë, ju lutem, vala është e qytetarëve, nuk është e pronarëve.
Vala është pasuri publike dhe nuk mund të përdoret për interesa kriminale kundër publikut shqiptar.
Shko merr avokat, paguaj paratë se edhe vetë je në tavë, ish-zëdhënësi, etj, etj.
Ashtu nuk bëhet!
Është abuzim ekstrem.
Atë nuk po e bën as televizioni shtetëror.
Të gjitha këto, unë i denoncoj këtu sepse vala është e publikut, nuk është e pronarëve.
Nuk mund të abuzohet në këtë mënyrë.
Nuk mund të rreshtohen me dhjetëra dëshmitarë të rremë nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe Kosovës vetëm për të mbrojtur një hajdute të pamëshirë, të pangopur.
Shihni, rreshtohen 6 dëshmitarë të rremë nga të gjitha viset shqiptare.
6 turpe kombëtare për të mbrojtur një organizatë kriminale.
Se edhe ai që i fton është anëtar i organizatës kriminale, Sokol Balla.
Ndaj dhe, nuk mund ta kaloja në këtë formë.
Happening now...
ideas
Saliu's horse, Ed's taggia
Italy/ Investigations, laws and poisons, the eternal clash between politics and justice
This PD doesn't know how to value life or death anymore!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128