"The government is all in defense of Lubia's thefts", democrat: Balluku has committed other criminal offenses, a total of 11 times, with tenders worth 1.1 billion euros

2026-02-24 11:22:10 / POLITIKË ALFA PRESS

"The government is all in defense of Lubia's thefts", democrat:

"Belinda Balluku ka kryer të tjera vepra penale, plotë 11 herë, me tenderë, vjedhje e krime që shkojnë në total 1,1 miliard euro, kurse qeveria po e mbron."

Kështu shprehet deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu për situatën më të fundit nga aktualiteti politik për dosjen “Balluku” dhe pas mbledhjes së Këshillit të Imuniteteve, ku SPAK dorëzoi prova të reja kundër zv/kryeministres së pezulluar me vendim të GJKKO dhe Kushtetueses.

“Qeveria është e gjitha në mbrojtje të Lubisë për të mbrojtur vjedhjen, ndërkohë që kërkon të arrestohen qytetarët që protestojnë sepse janë vjedhur. Lubia ndërkohë ka ndërhyrë në hetime edhe më fort, me para dhe me çdo mjet. Ajo ka 11 akuza për shkeljet në tendera që shkojnë në total rreth 1.1 miliard euro. Kjo qeveri hajdutësh do të bëjë gjithçka për të mbrojtur vjedhjen që të vazhdojë vjedhja, ndaj edhe ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i rrëzuar këta pushtetarë të korruptuar dhe për të shpëtuar qytetarët nga vjedhja”, shprehet Balliu në një video-postim në rrjetin social Facebook.

Më tej ai vë në dukje abuzimet e zv/kryeministres, duke theksuar edhe numrin e tyre, referuar dosjes së SPAK.

“Belinda Balluku ka kryer të tjera vepra penale, plotë 11 herë, me tendera pafund”, vijon ai, duke kërkuar marrjen e përgjegjësive dhe rrëzimin e këtij regjimi nëpërmjet protestave opozitare.

 

Happening now...

ideas