Operacioni kundër mashtrimit me “Call Center”/ Apeli i GJKKO ndryshon masën e sigurisë për katër persona, “arrest me burg” për dy të tjerë

2026-02-24 15:49:49 / AKTUALITET ALFA PRESS
Operacioni kundër mashtrimit me “Call Center”/ Apeli i GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin lidhur me çështjen penale për mashtrimin me Call Center”-a, të zbuluar së fundmi.

Sipas komunikimit zyrtar, gjyqtarja Iliriana Olldashi vendosi:

-Miratimin e vendimit të shkallës së parë për të hetuarit K.K dhe H.Xh, duke lënë në fuqi masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”.

-Miratimin e vendimit edhe për të hetuarit E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q sa i takon vlerësimit si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të kryer më 17.01.2026, respektivisht në orët 04:50 dhe 05:00.

-Ndryshimin e masës së sigurimit për katër të hetuarit E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q, duke caktuar ndaj tyre masën “arrest në shtëpi”.

Gjykata urdhëroi që secili prej tyre të mos largohet nga banesa e deklaruar, ndërsa vendosi lirimin e menjëhershëm nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër ligjor.

Happening now...

ideas