Presidenti i ri i Kosovës, deputeti i PDK-së: Vota ime është gjithmonë pro familjes Jashari

2026-02-24 14:19:17 / KOSOVA ALFA PRESS
Presidenti i ri i Kosovës, deputeti i PDK-së: Vota ime është

Nëse për postin e presidentit të Kosovës propozohet dikush nga familja Jashari, Enver Hoxhaj thotë se vota e tij do të jetë “pro”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës u shpreh se personalisht do ta mbështeste një kandidat të tillë, por theksoi se qëndrimi zyrtar i partisë vendoset nga Kryesia.

“Vota ime është çdo herë pro familjes Jashari, por përtej kësaj i takon kryesisë së PDK-së që ta japë një qëndrim të tillë”, deklaroi Hoxhaj.

Deklarata e tij vjen në kohën kur po përmenden emra të ndryshëm për postin e presidentit dhe kur partitë politike ende nuk kanë dalë me një kandidat zyrtar.

Happening now...

ideas