“Përjetësisht do të t’i njohim meritat, por koha jote ka mbaruar!” Ervin Salianji i drejtohet Sali Berishës: Je vjetëruar, i vonuar dhe i pafuqishëm (LETRA)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pasi nuk arriti që përfaqësuesi i tij të dorëzonte fizikisht në seli kërkesën për kandidaturëne tij për kryetar të Partisë Demokratike, ka ndjekur rrugën postare dhe elektornike.
Burime për mediat bëjnë me dije se demokrati i cili është përjashtuar nga strukturat e partisë, ose ashtu si dhe vetë Berisha e ka thënë “vetëpërjashtuar”, ka depozituar kandidaturën e tij për zgjedhjet brenda parti të cilat pritet të mbahen më 23 maj.
Teksa deri më tani, kandidatura zyrtare është vetëm ajo e Sali Berishës, Salianji, Alesia Balliu, Evi Kokalari dhe mjekja Merema Sala kanë përpiluar dokumentat e tyre dhe i kanë dorëzuar ato, ndonëse fizikisht e patën të pamundur t’i dorëzonin në seli, ata ndoqën rrugët e tjera.
Por, përpos kërkesës, CV, Salianji ka bashkëngjitur dhe një platformë ku kërkon rikthimin e partisë te vlerat themeluese dhe shndërrimin e saj në një forcë moderne, të hapur dhe fituese.
Në letrën e tij, Salianji thekson nevojën për largimin nga modeli i “partisë së individit”, bashkimin e opozitës dhe fokusin te integrimi në Bashkimi Europian, si dhe forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai kritikon drejtimin aktual, duke kërkuar që Sali Berisha të tërhiqet, pasi sipas tij pengon bashkimin dhe rinovimin e partisë.
Platforma përfshin reforma të brendshme si kufizimi i mandateve të kryetarit, hapja e listave, rritja e përfaqësimit të grave dhe të rinjve, meritokracia dhe modernizimi i komunikimit politik. Gjithashtu, ai thekson mbështetjen për SPAK dhe angazhimin për shtetin e së drejtës.
“Partia Demokratike duhet të lërë pas të shkuarën dhe të shohë drejt të ardhmes. Sali Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike. Ai është udhëheqësi i ndryshimeve në vitin 1990, ai është udhëheqës i fitoreve të Partisë Demokratike dhe këto merita do t’i njihen përjetësisht.
Por koha e tij ka mbaruar. Ai sot ai është një barrë për Partinë Demokratike dhe të gjithë popullin opozitar. Por koha e tij ka tejkaluar. Ai sot është një barrë për Partinë Demokratike dhe të gjithë popullin opozitar. Ai sot është i vjeteruar, i vonuar, i izoluar nderkombetarisht dhe i pafuqishëm për të frymëzuar dhe për të mobilizuar per shkak te mosmbajtjes se premtimeve dhe konsumimit prej pushtetit te panderprere prej 36 vitesh”, shkruan Salianji në platformën e tij.
Happening now...
Sali Brava
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128