Dorëzoi dosjen e kandidimit për kreun e PD, mjekja: Kam respekt për Berishën, nëse demokratëve u intereson një figurë e papërlyer, të më votojnë

Në limitet kohore të përfundimit të afatit për dorëzimin e dokumentacionit për garën për kreun e PD-së, në selisë blu është paraqitur mjekja Mereme Sela.
Ajo paraqiti dosjen e saj të kandidimit, për të cilën tha se sekretari organizativ Ervin Minarolli i kishte sugjeruar ta linte te recepsioni.
Sela tha se ka qenë kandidate e primareve në qarkun e Durrësit në vitin 2025, teksa shtoi se angazhimin e saj në PD e ka prej vitit 2014.
“Role drejtuese nuk më është dhënë asnjëherë. Unë garoj për kryetare e Partisë Demokratike dhe në qoftë se popullit i intereson shëndeti, arsimi, fëmija, jam një nga personat me gjithë background-in e duhur. Unë edhe në primaret në qarkun e Durrësit kam kërkuar që të gjithë kandidatët të prezantojnë programin e tyre. I kam lexuar kriteret”, thotë doktoresha e QSUT-së.
“Kam shumë respekt për Doktorin sepse e kam koleg, profesor. Unë betejën e kam: nëse popullit dhe anëtarësisë i intereson një person me figurë të pastër, e papërlyer, pa asnjë lloj impakti për të gjithë shqiptarët, jam unë. Po të duan, le të më votojnë. Dy shtyllat kryesore janë shëndetësia dhe arsimi”.
Happening now...
Sali Brava
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128