“Ditë e madhe sot!” Taulant Balla shkon në GJKKO të dëshmojë kundër Berishës: Ka ardhur koha që politikanët e korruptuar ta paguajnë!

2026-04-30 12:38:35 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ditë e madhe sot!” Taulant Balla shkon në GJKKO të

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është paraqitur mesditën e kësaj të diele në ambientet e GJKKO-së, ku pritet të dëshmojë në lidhje me dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Balla ka deklaruar se qëndron plotësisht pas kallëzimit të tij dhe se, sipas tij ka ardhur koha që çdo zyrtar që ka abuzuar me detyrën dhe është përfshirë në korrupsion të përballet me drejtësinë.

“Unë do të përgjigjem për çdo pyetje dhe i qëndroj kallëzimit tim”, u shpreh ai para gazetarëve.

Pjesë nga fjala e Ballës:

Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë që në bankën e të akuzuarve gjenden një ish-kryeministër, ish-presidente për korrupsion. A kanë bërë politikanët korrupsion në Shqipëri? Padyshim që kanë bërë korrupsion dhe ajo që kthyem në 2016, kur miratuam drejtësinë e re, me votën e të gjithëve dhe me votën e atij që ndodhet sot në bankën e të akuzuarve, që do vijë një ditë në Shqipëri kur politikanët do të gjenden në bankën e të akuzuarve për korrupsion.

Unë besoj se shqiptarët kanë sot më shumë besim te drejtësia dhe drejtësia është një institucion që po forcohet dita-ditës. Ajo që mendoj unë është që politikanët që vijnë këtu duhet të mbështesin drejtësinë, të mbështesim punën e lavdërueshme të prokurorëve të posaçëm që po çmontojnë korrupsionin në Shqipëri.

Atëherë po e them dhe njëherë që nga viti 1912, kur shqiptarët bënë shtetin e parë, Shqipëria nuk ka qenë më afër Europës sa është sot dhe arsyeja që jemi më afër Europës është reforma në drejtësi që ka kthyer besimin te drejtësia. Konfirmojnë dita-ditës që Shqipëria po bën hapa të lavdërueshëm dhe t’ju konfirmoj që pritshmëria në 2017 të mbyllim negociatat dhe në 2030 të ngrejmë flamurin e Shqipërisë në oborrin e BE-së është e vërtetë. Unë do të përgjigjem për çdo gjë që të më pyesin. I qëndroj kallëzimit tim.

Happening now...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova
Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova