Të lexuarit e një libri për gjashtë minuta ul stresin me 68%

Një studim i kryer nga “Mindlab International” në Universitetin e Sussex, Britani e Madhe – zbuloi se të lexuarit e një libri për vetëm gjashtë minuta mund të ulë nivelin e stresit deri në 68%.
Ulja e ndjeshme e stresit: Të lexuarit ul nivelin e stresit me 68%, duke e bërë atë më efektiv sesa metodat e tjera të njohura të relaksimit të testuara.
Më i shpejtë dhe më efektiv: Funksionon më mirë dhe më shpejt sesa kur dëgjon muzikë – stresi ulet me 61%, kur pini një filxhan çaj (54%) ose kur bëni një shëtitje (42%).
Mekanizmi: Lehtësimi i stresit vjen nga përqendrimi i kërkuar për të lexuar – duke e shfokusuar trurin nga shqetësimet e përditshme dhe mendimet që shkaktojnë ankth- një faktor që ngadalëson rrahjet e zemrës dhe lehtëson tensionin e muskujve.
Përqëndrimi është “çelësi”: Sipas neuropsikologut Dr. David Lewis, i cili udhëhoqi studimin, zhanri i librit nuk ka rëndësi, për sa kohë që ngjarja i lejon lexuesit të fokusohet dhe të humbasi në botën e autorit.
Studiuesit besojnë se përqendrimi i kërkuar për lexim ka një efekt fiziologjik në tru, angazhon imagjinatën dhe stimulon kreativitetin.
Ndërsa hormonet e stresit zhduken, qendra e frikës në tru bëhet më pak aktive dhe zonat e racionalizimit të trurit marrin kontrollin.
Ky ndryshim në tru ju bën të ndiheni më të qetë dhe më në kontroll.
Happening now...
Germany, the "curse" of Rama and Berisha
ideas
The opposition must and will be bigger than an individual.
Violent protests as group therapy
Those who mocked and attacked Basha
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

