Sot, Dita Botërore e Televizionit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e njeh 21 nëntorin si Ditën Botërore të Televizionit, e shpallur si e tillë përmes një rezolute të 17 dhjetorit 1996.
Dita Botërore e Televizionit nuk është aq shumë një kremtim i mjetit, por më tepër i filozofisë që ai përfaqëson. OKB thotë se, televizioni përfaqëson një simbol të komunikimit dhe globalizimit në botën bashkëkohore.
Televizioni u pranua si një mjet kryesor në informimin, kanalizimin dhe ndikimin e opinionit publik. Ndikimi dhe prania e tij dhe ndikimi i tij në politikën botërore nuk mund të mohohej.
Sot, me ndryshimet e mëdha në teknologji, televizioni vazhdon të jetë burimi i vetëm më i madh i konsumit të videos.
Megjithëse madhësitë e ekranit kanë ndryshuar dhe njerëzit krijojnë, postojnë, transmetojnë dhe konsumojnë përmbajtje në platforma të ndryshme, numri i familjeve me televizorë në mbarë botën vazhdon të rritet.
Ndërveprimi midis formave të reja dhe atyre tradicionale të transmetimit krijon një mundësi të shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e rëndësishme me të cilat përballen komunitetet tona dhe planeti ynë.
TV në shekullin e 21-të, nuk është më vetëm një kanal i njëanshëm për transmetime dhe përmbajtje kabllore. Televizionet moderne ofrojnë një gamë të gjerë përmbajtjesh multimediale dhe interaktive, të tilla si transmetimi i videove, muzika dhe shfletimi në internet.
Happening now...
Germany, the "curse" of Rama and Berisha
ideas
The opposition must and will be bigger than an individual.
Violent protests as group therapy
Those who mocked and attacked Basha
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128



