"Over 100 people were killed in one day"/ The Filati massacres in 1945, what happened 80 years ago in the Chameria region! Binoz Mehmeti: How I escaped alive

HYQMET ZANE
What happened 80 years ago in the region of Chameria and its population, the Mehmeti spouses recount with tears in their eyes. I have had the opportunity to interview them over the years as bitter truths of a genocide that never received justice. When this genocide is recounted by those who experienced it, therein lies the credibility and pain that in these 80 years it was not addressed nor was the slightest attempt made to build a strategy for solving this national problem.
The genocide that occurred in Chameria has also attracted attention in Albanian history, but it has also been accepted by Greek academics who recently stated: “Yes, genocide was committed in Chameria.” Every inch of land in Chameria was soaked in blood and tears, but European justice has failed to speak its mind, I mean that European justice, known as the oldest and with strong principles of international law, has remained silent, has turned a blind eye, a deaf ear, has ignored it, making fun of how the Greeks know how to kill, how the Greeks know how to lie, how the Greeks know how to deceive even about a genocide, at a time when this European justice maintains an absolute stance on the property of a single citizen, to whom the courts in Albania have not given justice.
TESTIMONY OF THE 86-YEAR-OLD
We can recall thousands of stories of Albanians from Chameria, but the story of Nado and Binoz Mehmeti, husband and wife, leaves us speechless that they have experienced and that they are heartbroken by those crimes against innocent people that happened on June 27, 1944, in Paramithi and beyond, and were repeated in Filat in 1945. The mother, who was 86 years old at the time I interviewed her, remembers how she came from Chameria as an 18-year-old bride with a baby at her breast and was a witness to the Greek massacres in Chameria. Because after 1991 she fled with her children to Italy and had an Italian passport, it was a special occasion for me to meet her and her son. Most of all, mother Nado Mehmeti was a mirror of truth where the European justice of Strasbourg or The Hague and with them Brussels and Paris, London and Rome, Vienna and Berlin, as well as Moscow and Washington will see what form and color, what extent and quality the anti-Albanian genocide of official Greece in Chameria had.
NADO MEHMET'S STORY
-I came from Chameria married and with children, I was 18 years old, I got married young. I remember how the Greeks took the men to Ixori (internment) and took them to Chios and Mediline. I was engaged at the time when the Greeks took the men and boys.
Kur e pyet nënë Nadon për masakrat në Çamëri, me një ofsh të brendshëm dhimbjeje, ajo të shprehet “Eh ç’të them mor djalë. U gdhi një ditë në mëngjes dhe pamë me sitë tanë mënxyrë, vrasje dhe grabitje. Ishte hera e dytë kur besuam se nuk do na ndodhte gjë më nga Zerva, por Filati e pësoi më keq akoma. Këto vuajtjet tona nuk dimë kujt t’ia rrëfejmë se edhe në Greqi, edhe në Shqipëri kemi vuajtur, vuajtje të madhe djalë. I kam në si (sy) të gjitha ç’kam parë.
Greku nuk na linte të ngrinim flamur. Ne ishim shqiptarë dhe s’mund të ngrinim flamur grek, por greku si greku bënte zhurmë dhe gjente shkak për ato që nuk mund të rrëfehen se ç’ka bërë. Ikja jonë ishte ashtu, me rrobat e trupit, zbathur, na u bënë këmbët gjak, pa bukë dhe me frikë të madhe. Sa vdiqën rrugëve duke ardhur për në Shqipëri. Ç’të të them më parë mo djalë. Zerva i mashtroi çamët, gjoja duke bërë paqe, duke dorëzuar armët, ka e para”.
Por pjesa më e dhimbshme e rrëfimit të Nado Mehmetit është kur ajo të flet për masakrën. “Mbi të vrarët kalonim kur ikëm herën e dytë, gjaku ikte rremë (vijë uji), i vriste të gjithë, të rinj, pleq, plaka. Mbaj mend një grua të shkretë, burrin e të cilës e kishin vrarë në Filat. Ajo kishte dy fëmijë, nuk ia mbaj mend emrin, këto ishin nga çamët matanë lumit Kalama. E shkreta grua kishte një bohçe në një dorë dhe në dorën tjetër kishte fëmijën. Nga lodhja mendoi e shkreta të hidhte bohçen se mezi po i mbante. E humbi mendjen për një çast dhe në vend të bohçes, hodhi në lum djalin, vuri ulërimin e shkreta grua, se ndihmonte kush se uji e mori përpara. Të gjithë kërkonin të shpëtonin. Eh, ç’më pyet mor djalë, aman. Greku i theri njerëzit si keçat”. Për këtë grua në moshë të thyer që ka parë vuajtje me sytë e saj nga masakrat e bandave të Napoleon Zervës të frymëzuara nga qarqet shoviniste antishqiptare greke, u bënë më të rënda këto vuajtje edhe kur erdhën në Shqipëri. Duke dashur të jetë e vërtetë në rrëfimin e saj, ajo shprehet se “në fillim qeveria në Shqipëri na priti mirë, na ndihmoi, pastaj më vonë nuk di të them se për çfarë arsye, por vrau shumë djem çamë si Teme Sejko e Tahir Demi me shokë që i njohim. Me sa di unë të them, Teme Sejkon e vrau se ai ishte më i zoti se Enver Hoxha. I vrau djemtë më pabesi, ishte një e keqe që na shoqëroi gjithë jetën se shqiptari vrau shqiptarin”.
Nado Mehmeti është vajza e Mehmet Huso nga Picari dhe nëna e saj, Ildize, ishte nga Spatari e martuar me Binoz Mehmeti nga Vërsela. “Shtëpitë tona në Picar ishin trekatëshe, ku në katin e parë mbanin lutërvinë e vajit, në të dytën ishte manxatoja dhe në të tretin ishin dhomat e gjumit. Ishim në shtëpitë tona, në punën tonë, hanim bukën tonë që e nxirrnim me djersë. Kishim pasuri, toka, bagëti të imta. I lamë të gjitha atje për fatin e keq. Ne e dimë që pasurit tona janë atje me dokumente. O sa më dhemb zemra kur i kujtoj ato. Më vjen keq për gjithçka që ndodhi me ne çamët, nuk i meritonim, ne ishim në vendin tonë e nuk i kishim bërë kujt keq, por greku si greku i pabesë na vrau e na preu të gjallë”.
KTHIMI NË FILAT
Për shkak të shtetësisë italiane të çunave të saj dhe ajo vetë shkuan në Çamëri nga Italia dhe panë me sytë e tyre fshatrat e prindërve të saj dhe të burrit. Mes lotëve ajo thotë: “Ç’nuk na punuan kur vajtëm korofillaqia. Mu kujtuan të gjitha, njoha dhe njerëz që i njihja kur isha e re. Atje ku pimë kafe, e zonja e dyqanit më tha, ‘fol shqip se ata shqiptarë janë edhe pse janë ortodoksë’. Kjo e zonja lokalit më tregoi edhe shtëpitë tona dhe të njerëzve tanë kur e pyesja unë. Në këtë muhabet e sipër na erdhën di korofillakët. Atje, nga këta që ishin në lokal, i lajmëruan.
U tremba fillimisht se thash e zeza për çunat e mi. Më folën dhe u thash ‘unë kam lindur këtu, kam ikur 18 vjeçe’. Njëri nga këta korofillakët më tha se babai im me një çam kanë pirë gjak, janë bërë vëllezër. E mban mend shtëpinë më pyeti? Po i thashë, e mbaj, nuk kam ikur e vogël. Ata pastaj na shoqëruan për në Filat me makinë”.
E përmallur dhe nostalgjike Nado Mehmeti të thotë me sinqeritet se më mirë do jetonte në vendin e vet, si zogu që kërkon çerdhen e tij. “Isha zonjë në vendin tim. Erdhëm në Shqipëri dhe kemi jetuar dhe pa bukë. Shkoja në punë edhe pa bukë, ashtu ishin kushtet. E merrja çantën bosh me një bidon ujë, kisha tetë fëmijë, merrnim gjysmë kile marmalatë dhe e përzieja me ujë, më një çikë vaj me kripë. Për atë që na ndodhi në Çamëri, Europa duhet të na japë drejtësi, se bëri sehir kur ne u vramë, ashtu siç i dha të drejtën Kosovës”.
RRËFIMI I BINOZ MEHMETI
Nga ana tjetër, në një intervistë të marrë Elbasan, më 24 tetor 1991, Binoz Mehmeti, i lindur në Vërselë të Çamërisë, më 1923, që ka banuar në lagjen “Haxhias”, në pallatin 610, Hyrja B, Nr.4, në Elbasan, tregon se çfarë ka parë nga ajo tragjedi e parrëfyer. “Kam qenë rreth 7-8 vjeç. Më kujtohet mirë që erdhën korofillakët për të mbledhur armët e fshatit. I grumbulluan te xhamia dhe filluan t’i rrihnin me kamxhik çamët që sollën armët. U grumbulluan rreth 10 armë. Greku nuk na besonte për asgjë. Nuk na përdorte si popullin e vet behçi (roje). Në arat tona kishim vënë një grek Petro Strugari. Në kohën e Venizellos, na trajtonin njëlloj si të gjithë të tjerët dhe nuk na përbuznin. Kur hipën në fuqi Metaksai, filluan përsëri padrejtësitë. Në Çamëri ia dhamë të gjitha votat Komës (partisë) së Venizellos. Në vitin 1939 më morën ushtar dhe më shpunë në Lefkadhë. Atje na trajtonin njësoj si të gjithë ushtarët e tjerë.
Nuk bënim asnjë punë, me përjashtim të detyrave ushtarake. Armë nuk na dhanë se nuk patën besim tek ne. Ditën që u hap lufta italo-greke, unë shkova me kuzhinierin në magazinë për t’u furnizuar. Vjen llohagoi dhe merr në telefon Filatin.
Nuk u përgjigj njeri. Pastaj mori Parapotamon (Varfanjin) dhe andej i thanë se Filatin e kishte zaptuar Italia. Një vajzë rreth 17 vjeç që ndodhej atje, ia plasi të qarit. Llohagoi shau rëndë. Kështu ne morëm vesh se u hap lufta me Italinë. Atë ditë na nisën me makinë për në Nartë. Atje qëndruam një natë dhe, të nesërmen pasdite, na shpunë në Llotro, ku na lanë tre ditë pa bukë. Ato ditë që ishim në Llohatro, vjen Papaqesari dhe kërkoi të merrte shumë nga ne për t’i vrarë.
Llohagoi që ishte një njeri i mirë, nuk e lejoi këtë gjë dhe kështu shpëtuam ne. Ardhja e Papaqesarit u mor vesh nga ne dhe filluam të mblidheshim turmaturma për t’u arratisur. Katër vetë nga Galbaqi u larguan, por i kapën. Njërin prej tyre e pushkatuan dhe tjetrin e dënuan.
Llohagoi na mblodhi dhe na dha zemër që të mos frikësoheshim, se ai do të na mbronte deri në fund dhe fjalën e mbajti. Nga Llotroi u nisëm në këmbë për në Karavsrera. Udhëtuam gjithë natën dhe të nesërmen në mëngjes arritëm atje. Bënim punë të ndryshme si ngarkim-shkarkim, ndërtim xhadeje etj.. Më kujtohet se kaloi andej Mbreti Jorgo me 12 makina dhe menjëherë shkoi në kazanin e gjellës.
Kur e pa ushqimin që ishte shumë i dobët dha urdhër, na mblodhën të gjithëve. Të dy llohot që ishim atje rreth 600 shpirtë, na pa ne copë-copë dhe filloi t’u bërtasë me të madhe oficerëve që na kishte lënë në atë gjendje.
Dha urdhër që brenda tre ditëve të rregullohej gjendja dhe ashtu u bë. U veshëm të gjithë mirë dhe ushqimin na e rregulluan. Erdhën shumë ushqime dhe ato më shumë mbetën atje, se sulmoi gjermani dhe greku u dorëzua. Ne ikëm andej dhe erdhëm në shtëpitë tona.
Përjashta Paramithisë na zuri ushtria që kthehej nga lufta dhe deshi të na vrisnin se ishim shqiptarë dhe sipas tyre, kishim dezertuar nga ushtria. Një oficer, që, me sa morëm vesh ishte nga Gjiriti, ndërhyri dhe na la të lirë, duke i thënë atij që kërkonte të na vriste ‘lëri të venë në familjet e tyre, se janë edhe këta njerëz si ne’”.
VRASJET MASIVE
Kur u kthyem në shtëpi gjetëm vetëm gratë dhe kalamjtë, pasi të gjithë burrat nga 15 vjeç e lart i kishin shpënë në iksori (internim). Me ushqime ishim shumë keq se vendi kishte mbetur pa punuar. Pas rreth një muaji erdhën të gjithë burrat që kishin mbetur gjallë. Shumë prej tyre kishin vdekur nga sikletet që u kishte bërë greku.
Deri nga mezi i vitit 1943 nuk pati asnjë ngjarje apo mosmarrëveshje mes nesh myslimanëve dhe grekëve. Me fillimin e luftës partizane, filluan edhe ngjarjet që fajësonin të dy palët. Unë nuk mora pjesë nga asnjëra palë, as me partinë komuniste, EAM, as me ballin kombëtar, EDHES. Në muajin shtator 1944 u larguam për në Shqipëri. Qëndruam rreth 2-3 muaj dhe në janar të vitit 1945 u kthyem prapë në Vërselë, sepse vendin e kishte çliruar EAM-i. Kishte kaluar mezi i shkurtit dhe një ditë të hënë na mblodhën të gjithëve dhe na shpunë në Filat.
Atje ne fjetëm atë mbrëmje tek shtëpitë e Feçatëve. Të martën në orën 8 na mblodhën tek Pusi i Gjerë. Ata që kishin gjë të gjallë (dhën, lopë etj.) ua morën. Shumë veta na morën edhe plaçka që kishim për të fjetur dhe për nevojat e tjera. Na nisën për në Shqipëri. Në Vanër na dolën andartët, rreth 15-20 vetë dhe filluan të vrisnin shumë nga ne. Unë isha i katërti në radhë dhe kam parë me sytë e mijë dhe kam dëgjuar sa vijon: pashë të vrarë Adem Selën, Dalip Hamzain dhe shumë të tjerë që nuk ua dija emrin dhe i mbaj mend edhe sot. U vranë mbi 100 vetë.
Atje atë ditë u bë një kasaphanë e madhe. Mua më shpëtoi Spiro Gulla, të cilin e kisha mik familjar dhe hynim e dilnim me njeritjetrin. Kam dëgjuar me veshët e mi Tasho Çifutin që u thoshte andartëve: – këta janë krejt të pafajshëm, janë lindur dhe rritur në këtë vend, nuk kanë bërë asgjë të keqe, përse i vrisni. Ata që janë fajtorë nuk kanë qëndruar këtu dhe ju, po të jeni burra, shkoni dhe i zini”. Kur u nisëm, na doli përpara një vllah që kërkoi të ndaheshin ato të kazave të tjera nga filaqotët. Ne nuk ndenjëm fare. Ai e përsëriti kërkesën 3-4 herë dhe, kur pa që ne nuk folëm, na tha “mirë më nuk u nget njeri, nisuni për në Shqipëri, por mos shkoni nga sarajet e beut, por kaloni këndej nga kasollet tona (të vllehëve)”. Pas shumë mundimesh erdhëm në Shqipëri, fjetëm natën e parë në Vërvë dhe u nisëm për në Delvinë.
Për 9 ditë në këmbë duke hipur rrugëve, erdhëm në Berat. Unë shkova nga Berati në Kavajë, ku qëndrova deri në vitin 1951 dhe prej asaj kohe kam ardhur në Elbasan.”
What national history will have to write these truths, when no details of the partisan war have been left unwritten and films have been made, even though many of those stories are fabricated according to what has been said that "the history of the partisan war was made by the film studio "New Albania". As Nado and Binoz Mehmeti recount, there are hundreds and thousands of stories collected from the mouths of the protagonists, but which have not been included in school books so that generations know the Greek prejudice against the Albanian population of Chameria. / Panorama
Happening now...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ideas
"Topple" Edi Rama by lying to yourself...
Only accepting Berisha's truths will save the DP from final extinction!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


