35 years ago/ Shkodra, in November 1990, prayers were offered in the Lead Mosque, after 23 years of denial

It was incredible. An atmosphere that would be difficult for anyone to describe. People from all over had flocked to the legendary Rozafat fortress and were eagerly awaiting a voice that would warm hopes, ignite the flame of faith, and restore the soul sacrificed in worship of God, over the ruins of 23 years of prohibition, persecution, and destruction.
On November 16, 1990 in Shkodra, on the foundations of the most convincing ruins of communist atheism, in the city of cultural, civic, and religious traditions, a group of citizens, mostly young, took the courageous initiative to open the Plumb Mosque, to pray Friday prayers, to renew religion, to regain the right to freely exercise their religious beliefs.
An important role in this event was played by imam Hafiz Sabri Koçi – imprisoned for 20 years, until 1986, for his religious beliefs. This event, attended by about 50 thousand people from Shkodra and the surrounding villages, followed the mass held a few days earlier by the Catholic faithful of Shkodra, led by Dom Simon Jubani, a fellow prisoner with imam Hafiz Sabri Koçi. This day did not come by chance.
It was the desires and dreams of a people, suppressed and silent, that were swallowed up with gusto. The youth of Shkodra, receiving the blessings of their parents and elders, set to work. It would be the well-known and respected Muslim cleric, 69-year-old Haxhi Hafiz Sabri Koçi, imprisoned for many years by the communist regime, who would sing the Adhan and pray the Friday prayer after 23 years of silence and struggling under persecution and panic to accept God.
In the house of the Muftia family, many meetings were held by the youth and old believers of Shkodra, according to contemporary sources. This family with old cultural, religious and patriotic traditions, from whose bosom had emerged honorable clerics of the Muslim faith, in those difficult days, when the communist dictatorship continued its crimes, regardless of the dangers, generously welcomed Hafiz Sabri Koçi.
The young men, to be safe from any organized or accidental incident, took Hafiz at night, before dawn, and took him to the house of the respected Mufti family, near the mosque. The sons of this family and many other citizens escorted him through the people to the tribune erected in front of the Lead Mosque.
Witnesses of that time remember how a few moments before the ceremony began, Hafiz Sabri Koçi requested that a young man should open this ritual and give the floor to him. Rasim Sokoli was the one who, among the gathered people, called a boy, Ardian Golemin, the nephew of Haxhi Hafiz Abaz Golemin, and together with him and Hafiz Sabri Koçi, they climbed onto the tribune, while the entire square in front of the mosque was filled as never before.
Atë ditë e gjithë Shkodra ishte në këmbë. Që në orët e para të mëngjesit, njerëzit lëviznin nga të gjitha drejtimet: nga ura e Bahçallëkut, nga ura e Bunës, nga Tophana, nga Parruca, nga Perashi, nga Tepja dhe Ajasma po grumbulloheshin në sheshin e Xhamisë së Plumbit, në oborret e shtëpive.
Lajmi ishte përhapur në çdo familje, në heshtje, dhe tashmë ishte fakt i kryer. Besimtarët myslimanë dhe bashkë me to të gjithë qytetarët shkodranë pa dallim feje, do i riktheheshin riteve fetare.
Një nga nismëtarët për hapjen e Xhamisë së Plumbit në Shkodër, Mit’hat Myftia, flet për ditët që besimtarët myslimanë filluan të përgatiteshin për faljen e madhe. Më 8 nëntor 1990, në qytetin e Shkodrës u hap shpejt fjala se Xhamia e Plumbit do të ishte gati për besimtarët më 9 nëntor, që i takonte ditë e xhuma (e premte), ditë e shenjtë për myslimanët. Por kjo nuk u bë e mundur.
Edhe pse nuk u arrit të bëhej falja, besimtarët kanë punuar për ta kthyer xhaminë në kushtet optimale për të kryer faljen. Më 16 nëntor 1990, që i takonte sërish ditë e xhuma, u arrit të kryhej falja, të cilën e drejtoi Hafiz Sabri Koçi. Kur dhe si filloi puna për hapjen e Xhamisë së Plumbit?
Puna për hapjen e xhamisë filloi që më datë 8 nëntor. Ishte ideja që ajo të mund të ishte gati për besimtarët më datë 9 nëntor, që i binte të ishte e xhuma (e premte). Me disa miq e shokë jemi mbledhur te xhamia më datë 8 nëntor. Xhamia ishte e gjitha e mbuluar nga ferrat, nga balta dhe dherat, pasi kur dilte Drini, ajo përmbytej duke lënë në të shumë inerte.
Iniciativa jonë ishte marrë vesh në gjithë qytetin dhe më datën 9 nëntor rreth xhamisë ishte mbledhur një grumbull i madh njerëzish. Grupi ynë që kishim marrë këtë iniciativë përbëhej nga unë, nga im vëlla Abdullah Myftia, Pëllumb Sauku, Agron Dibra, Eljaz Pateriku. Po pse nuk u fillua më herët hapja e xhamisë?
E ka thanë një fjalë Dom Simon Jubani, disa e kishin lepurin në bark, disa e braktisën, por ata që e kanë pasur traditë, arritën të mblidheshin për të punuar për hapjen e xhamisë. Cilat ishin pengesat kryesore në ditët kur punohej për hapjen e xhamisë? Në ato ditë, pengesë kryesore ka qenë Dega e Brendshme. Ndërsa sa i takon Sigurimit të Shtetit, sigurisht që bëri punën e vet.
Fillimisht jemi thirrur në Degën e Brendshme nga shefi i policisë, Dilaver Papare. Kam qenë unë, Bash Bilali, dhe katër të tjerë. Pasi ai mbaroi me ne, na thirri dhe shefi i degës. Në korridor kam dëgjuar këtë bashkëbisedim mes zyrtarëve: “Tani merru ti me katolikët, unë po merrem me myslimanët”.
Në atë moment e kuptova që në të njëjtën ndërtesë e për të njëjtën çështje ishin edhe katolikët. Ata kishin thirrur meshën më 4 nëntor dhe më 11 nëntor. Na u tha se nuk lejohet që të bëhen grumbullime, se këto grumbullime janë të paligjshme, e nga këto justifikime. I thamë se jemi të vendosur ta bëjmë dhe nuk lëvizim nga vendimi ynë. Atëherë na u tha se nëse do të bënim këto grumbullime, do na duhej leje nga Dega.
Kemi bërë kërkesë me shkrim në Degën e Brendshme që të nesërmen dhe më 16 nëntor na u dha leja për të bërë faljen normale në xhami. Këtë procedurë e kemi ndjekur për tri të premte me radhë, më pas nuk morëm më leje për të bërë faljen. Nga vajtjet e ardhjet në Degën e Brendshme kemi marrë vesh se gjithçka që flitej rreth e rrotull xhamisë shkonte në veshin e Sigurimit.
Prandaj vendosëm që të mos bënim më biseda përjashta, të gjitha bëheshin në shtëpinë time, që gjendet afër xhamisë, vend ku ka qëndruar dhe Hafiz Sabri Koçi. Si shkoi dita e caktuar për hapjen e xhamisë? Edhe atë ditë, pra më 16 nëntor, kur ishte caktuar hapja zyrtare e xhamisë, ka pasur disa pengesa.
E para ishte informacioni se unë do të arrestohesha. Në ndërmarrjen ku kam punuar, drejtorin e kam pasur shok të ngushtë, pasi njiheshim prej vitesh. Donin të më arrestonin me të dalë nga ndërmarrja, në mënyrë që të mos isha pjesë e ceremonisë së hapjes së xhamisë. Duke qenë se informacioni më erdhi nga drejtori, atëherë unë arrita të dal nga ndërmarrja me qëllimin për të shkuar në spital, me pretendimin se isha sëmurë. Kam dalë me mjekun e ndërmarrjes për t’u drejtuar për nga spitali, i shoqëruar me një shok timin të ngushtë, Jul Darragjatin. Ata menduan se unë po shkoja në spital, prandaj nuk më ngacmuan më.
Ne dolëm për nga spitali, por pastaj u kthyem në xhami. Një frikë tjetër ishte edhe ndonjë ngjarje e inskenuar në xhami. Një nga pyetjet që më ka bërë atëherë Dilaver Paparja ishte se, “nëse ndodh diçka në xhami, kush e merr përsipër përgjegjësinë”. I kam thënë se “nëse kjo gjë ndodh brenda xhamisë, atëherë përgjegjësia është e jona, nëse ndodh jashtë saj, atëherë ajo është e juaja”. A morët pjesë në meshën e parë të katolikëve, organizuar në varrezat e Rrmajit? Po, kemi qenë në meshën e parë të katolikëve, e cila u bë në varrezat e Rrmajit.
Atëherë isha caktuar si sekretar, ndërsa Hafiz Sabri Koçi ishte kryetari i Komunitetit. Kemi qenë për një vizitë në shtëpinë e Dom Simon Jubanit, priftit që çoi meshën e katolikëve më 4 nëntor, më pas, më 16 nëntor ishte Dom Simon Jubani që bëri vizitë në shtëpinë e Hafiz Sabri Koçit. Ka pasur kontribute nga të dyja palët për të ndihmuar njëra-tjetrën. Suvatimin e pjesës hyrëse të Xhamisë së Plumbit e ka bërë një murator katolik.
Për të gjithë këtë organizim të madh dhe të përkryer për kohën kanë kontribuuar të gjitha moshat, nuk është e vërtetë që ka qenë vetëm rinia, por të gjitha moshat kanë kontribuuar për këto ngjarje.
Cili ishte mesazhi që u përcoll nga të dyja ceremonitë që u organizuan brenda një kohe të shkurtër? Mesazhi ishte se vetë feja sjell lirinë, besimin në Zot dhe në komunikimin mes njëri-tjetrit. Pavarësisht, nëse je mysliman apo kristian, të gjithë njerëzit e Zotit janë vëllezër.
Happening now...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ideas
"Topple" Edi Rama by lying to yourself...
Only accepting Berisha's truths will save the DP from final extinction!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


