Lufta e çmimeve në ilaçet për dobësim po trondit modelin e biznesit të BIG-ëve të farmaceutikës

Tregu global i ilaçeve për humbje peshe po hyn në një fazë përplasjeje të fortë çmimesh, duke përmbysur logjikën tradicionale mbi të cilën ka funksionuar për dekada industria farmaceutike.
Konkurrenca mes prodhuesve të barnave kundër obezitetit, veçanërisht në segmentin e terapive të reja hormonale, po ushtron presion të drejtpërdrejtë mbi fitimet dhe strategjitë afatgjata të kompanive të mëdha farmaceutike.
Sipas analizës së publikuar nga The Wall Street Journal, ajo që dikur ishte një treg me çmime të larta dhe marzhe të qëndrueshme po shndërrohet në një “luftë” agresive, ku kompanitë reduktojnë çmimet për të fituar volum, akses më të gjerë në sigurime shëndetësore dhe kontrata me sisteme publike shëndeti.
Ndryshe nga modelet klasike të Big Pharma, ku ilaçet inovative amortizohen përmes çmimeve të larta për periudha të gjata, tregu i obezitetit po ndjek një rrugë tjetër. Kërkesa masive, numri i madh i pacientëve potencialë dhe hyrja e shpejtë e konkurrentëve të rinj po e detyrojnë industrinë të pranojë çmime më të ulëta për një treg shumë më të gjerë.
Ekspertët vërejnë se kjo dinamikë po ndryshon ekuilibrat e fuqisë në industri. Fitimi nuk po vjen më nga çmimi për pacient, por nga shkalla e përdorimit dhe dominimi i tregut.
Kompanitë që nuk arrijnë të ulin kostot ose të sigurojnë kapacitete të mëdha prodhimi rrezikojnë të mbeten jashtë loje.
Në plan afatgjatë, ky zhvillim pritet të ndikojë jo vetëm tregun e ilaçeve për dobësim, por edhe mënyrën se si Big Pharma çmon inovacionin. Analistët paralajmërojnë se modeli i ri mund të përhapet edhe në fusha të tjera terapeutike me kërkesë të gjerë, duke riformatuar të gjithë ekonominë e industrisë farmaceutike globale. /skyweb.al
Happening now...
ideas
Ilir Meta, this gypsy of Edi Rama!
How to govern the country and lead the opposition... for yourself!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128