Trump zgjat armëpushimin ndaj Iranit dhe bllokimin e Hormuzit

Donald Trump njoftoi se po zgjaste armëpushimin me Iranin, ndërsa në të njëjtën kohë urdhëroi forcat e armatosura amerikane të vazhdonin bllokadën detare, duke ruajtur gatishmëri të plotë operacionale.
Në një postim në platformën Truth Social, presidenti amerikan pretendoi se qeveria e Iranit është në një gjendje “fragmentimi” dhe zbuloi se vendimi për të pezulluar veprimet ofensive u mor me kërkesë të Pakistanit.
Ai deklaroi se kërkesa u bë nga shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir dhe kryeministri Shahbaz Sharif, me qëllim që t’i jepej Teheranit kohë për të formuluar një “propozim të unifikuar” për negociatat.
“Unë kam udhëzuar ushtrinë tonë të vazhdojë bllokadën dhe, në aspekte të tjera, të mbetet e gatshme dhe në forcë”, vuri në dukje Trump, duke shtuar se armëpushimi do të mbetet në fuqi derisa të paraqitet propozimi iranian dhe bisedimet të përfundojnë “në një mënyrë ose në një tjetër”.
Happening now...
ideas
Silence as a policy and fear as a system
Is Spiropali a "Magyar", facing the autocrat Rama?!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128