E tradhtoi nuhatja e qenit të policisë, shqiptari kapet duke trafikuar kokainë në Itali!

2025-12-05 17:49:57 / BOTA ALFA PRESS

E tradhtoi nuhatja e qenit të policisë, shqiptari kapet duke trafikuar

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias.

Operacioni është kryer ditën e djeshme, nga efektivët e stacionit të Castenedolo, të ndihmuar edhe nga njësia e qenve “Orio al Serio”.

Ata kontrolluan disa zona të qytetit si pjesë e një operacioni të synuar për të luftuar trafikun e drogës dhe në pranga vunë 20-vjeçarin shqiptar.

Gjatë kontrollit atij iu gjetën në posedim afërsisht 360 gramë hashash, të fshehur në shtëpinë e tij. I riu, pa precedentë penalë, u vu në arrest shtëpiak dhe do të paraqitet para një gjyqtari për një seancë dëgjimore.

 

Happening now...

ideas