Kremlini: Rusia do të vijojë luftën nëse Ukraina refuzon kushtet për paqen

5 Dhjetor 2025, 17:09 / BOTA ALFA PRESS

Kremlini: Rusia do të vijojë luftën nëse Ukraina refuzon

Rusia do të vazhdojë operacionin ushtarak nëse arritja e qëllimeve të saj me mjete paqësore rezulton e pamundur, tha zëdhënësi i Presidentit rus Dmitry Peskov.

“Operacioni special ushtarak vazhdon. Kemi dinamikë pozitive për trupat ruse në terren”, tha ai në një intervistë, kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse Kievi refuzonte të pranonte kushtet e Moskës për traktatin e paqes.

Sipas tij, qëndrimi i Rusisë është i qartë dhe nuk ka ndryshuar që nga samiti i Alaskës.

Megjithatë, shtoi Peskov, Rusia është e gatshme të jetë fleksibile për të gjetur një zgjidhje. Moska vazhdon të jetë e hapur për negociata dhe është e interesuar t’i vazhdojë ato dhe të fillojë punë serioze bazuar në draft-dokumentin e përgatitur nga ekipi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Po ndodh...

ide