A do kandidoj kundër Berishës për kryetar të PD?/ Flet Ervin Salianji: Nuk është ambicie personale, por...
Ervin Salianji, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u pyet nëse aspiron të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike në 23 maj përball Sali Berishës i cili deri më tani është kandidati i vetëm zyrtar.
Salianji u përgjigj kështu: “Kushdo që është në politikë dhe thotë që nuk kam ambicie nuk është i vërtetë, por kjo nuk është një fazë ku unë po diskutoj për ambicien time personale. Unë po diskutoj për rregullat që duhet të jenë në Partinë Demokratike dhe shqetësimi është ky: ndërkohë që ne flasim për rregulla loje, degët e Partisë Demokratike janë masakruar duke përjashtuar demokratë nga gara, duke përjashtuar demokratët nga e drejta e votimit dhe duke përzgjedhur vetëm anëtarësinë e cila i shkon sipas logjikës që mendon lidershipi i partisë, që ka në favor. Dhe pavarësisht se nuk ka rregulla loje, nuk ka lista të përcaktuara, nuk ka fushatë për kandidatët që t'u lihet kohë për fushatën, nuk ka alternativa që propozohen, vazhdojnë me këtë logjikën e uzurpimit të partisë”, tha Salianji.
Ai këmbënguli se nuk është momenti për të folur për kandidimin e tij.
“Do të kem shumë shpejt një përgjigje, pasi të shoh një rregullore që përcakton garën, sepse për momentin nuk ka. Nuk ka lista dhe nuk ka një numër anëtarësh të saktë se sa votojnë. Nuk është e përcaktuar se si dhe sa kohë do kenë kandidatët e kështu me radhë. Pra nuk kam një përgjigje në këtë moment”, u shpreh Salianji.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128