“PD ka marrë fund që në 2008”, Krasniqi–Salianjit: Lërini listat, po shikoni hallet e qytetarëve

17 Mars 2026, 21:53 / POLITIKË ALFA PRESS

“PD ka marrë fund që në 2008”,

Politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, shprehu bindjen e tij se Partia Demokratike “ka marrë fund që në vitin 2008”.

“Të gjitha listat e mbyllura janë emëruar që në 2008. Gjithë preferencat personale janë që në 2008-ën. Partia ka marrë fund që në 2008. Nuk ekziston më si parti, ekziston si listë. Klientela ka vepruar që në 2008-ën. Demokraci të brendshme s'ka pasur që në 2008-ën. Dhe të them të drejtën, me gjithë respektin, halli i shqiptarëve nuk është kush ka dalë i pari në Rrogozhina apo në Vorë. Halli i shqiptarëve është se si Shqipërisë i mungon një alternativë e dytë më e mirë dhe më e aftë për të drejtuar Shqipërinë dhe artikulimi nga problemet e brendshme partiake te artikulimi tek problemet e vendit mendoj që do ishte zgjidhje më efektive sepse ndonjëherë, në një parti fiktive kush del i pari nuk ka ndonjë vlerë të madhe”, deklaroi Krasniqi.

Salianji u përgjigj: “Unë jam dakord që duhet folur shoqërisë edhe Shqipërisë, por këtu jemi në një moment të një procesi të brendshëm zgjedhor dhe pa diskutim që demokratizimi i partive politike është i domosdoshëm dhe është parakusht për t'u demokratizuar shoqëria. Nesër do të them edhe gjëra apo elementë dhe propozime që kanë të bëjnë me sistemin zgjedhor dhe me demokratizimin e partive. Në këto momente po flasim për këtë që kemi shqetësim. Pra, unë po flas në këtë moment për Partinë Demokratike”.

Po ndodh...

ide