Champions League/ S’ka mrekulli në Angli, eliminohen Mançester City dhe Çelsi! Në çerekfinale kalojnë Real Madridi, Arsenali dhe PSG

Champions League zhvilloi sot katër ndeshjet e para të kthimit për fazën e 1/8-ave. Një biletë për në fazën çerekfinale kanë siguruar Real Madridi, PSG, Arsenali dhe Sportingu i Lisbonës, ndërsa jashtë turneut janë Manchester City, Chelsea, Bayer Leverkusen dhe Bodo/Glimt. Të mërkurën luhen katër ndeshjet e mbetura, ku do mësohen edhe tetë skuadrat çerekfinaliste dhe katër përballjet e radhës.
Në ‘Etihad’ Manchester City humbi sërish 1-2 me Real Madridin. Për spanjollët golat u shënuan nga Vinicius Junior në minutat 22 (11 metërsh) dhe 90+4’, ndërsa Erling Haaland barazoi shifrat momentalisht. City luajti për 70 minuta me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Bernardo Silvas në minutën e 20-të. Edhe pas fitores 3-0 në takimin e parë, është Real Madridi që kalon në çerekfinale dhe pret fituesin e çiftit Bayern Munich - Atalanta për të mësuar rivalin e radhës.
Në ‘Emirates’ Arsenali fitoi 2-0 kundër Bayer Leverkusen dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-1 kalon në çerekfinale, ku do ndeshet me Sportingun e Lisbonës.
Në ‘Stamford Bridge’ vendasit e Chelsea u mposhtën 0-3 nga PSG-ja. Kampionët në fuqi të Champions League, PSG, kalon më tej me rezultatin e përgjithshëm 8-2 dhe në çerekfinale do ndeshet kundër fituesit të çiftit Liverpool - Galatasaray.
Në Lisbonë, Sportingu përmbysi Bodo/Glimtin duke kaluar në fazën çerekfinale pas 120 minutave në sfidën e sotme, e cila u mbyll 5-0. Koha e rregull u mbyll 3-0 për portugezët, me ndeshjen që shkoi me shtesë. Më tej Sportingu shënoi edhe dy gola të tjerë dhe me rezultatin e përgjithshëm 5-3 kalon më tej ku gjen Arsenalin.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
