Champions, Sportingu bën përmbysjen e çmendur në shtesa me 5 gola përballë Bodo/Glimt dhe siguron çerekfinalet

17 Mars 2026, 21:37 / SPORT ALFA PRESS

Champions, Sportingu bën përmbysjen e çmendur në shtesa me

Përralla e Bodo/Glimt në Ligën e Kampioneve ka marrë fund në turin 1/16 të turneut. Atë që nuk arritën ta bënin disa nga emrat më të njohur në Europë, përfshirë edhe Interin që u eliminua nga norvegjezët, e bëri sot Sportingu i Lisbonës.

Fitorja 3-0 e norvegjezëve në ndeshjen e parë kishte qeënë një hap i sigurt i tyri për në çerekfinale. Por në Portugali, situata ndryshoi plotësisht, me vendasit që dominuan dhe me një mori gjuajtjesh drejt portës që në minutat e para, kërkuan përmbysjen historike.

Ata ia dolën të shënonin 3 gola në kohën e rregullt, ndërsa tundën dy herë të tjera rrjetën në shtesa për të vulosur suksesin 5-0, në një takim që e mbyllën me 37 tentativa drejt portës, për t’u bërë çerekfinalistët e parë e këtij edicioni.

SPORTING-BODO/GLIMT 5-0

Po ndodh...

ide