Negociatat me Donald Trump: Maduro kërkoi 200 milionë dollarë, amnisti për 100 zyrtarë dhe mërgim të sigurt

5 Dhjetor 2025, 17:41 / BOTA ALFA PRESS

Negociatat me Donald Trump: Maduro kërkoi 200 milionë dollarë,

Një përpjekje e rrallë diplomatike për të bindur presidentin venezuelas Nicolás Maduro të japë dorëheqjen ka dështuar brenda vetëm 15 minutash, pasi disa nga kërkesat e tij u cilësuan “të papranueshme” nga administrata e Donald Trump.

Sipas The Telegraph, gjatë një telefonate të shkurtër dhe tensionuar, Maduro pati disa kërkesa, të cilat ishin të pamundura për t’u përmbushur nga administrata amerikane. Prej tyre:

-200 milionë dollarë para largimit,

-amnisti të garantuar për deri në 100 zyrtarë të lartë të regjimit,

-mërgim në një vend “miqësor” brenda hemisferës perëndimore.

Kjo e fundit u bë pika më e nxehtë e debatit. Trump sugjeroi që Maduro të shkonte në Rusi ose Kinë, ndërsa presidenti venezuelas refuzoi me vendosmëri, duke këmbëngulur se donte të qëndronte më afër Venezuelës. Negociatat nisën të shpërbëheshin pikërisht aty.

Dëshmitarë të negociatave i kanë përshkruar kërkesat e Maduros si “çmim shpëtimi” për të siguruar mbrojtje të plotë për rrethin e tij të ngushtë – një linjë e kuqe që Washingtoni nuk ishte i gatshëm ta kalonte.

Pas dështimit të bisedës, Katar u shfaq si opsion kompromisi për strehimin e tij të mundshëm, për shkak të marrëdhënieve të mira si me SHBA-të, ashtu edhe me regjimin venezuelas.

Në sfond qëndron presioni i vazhdueshëm ndërkombëtar për një tranzicion politik në Venezuelë, ndërsa bisedimet e dështuara tregojnë se Maduro është ende i gatshëm të negociojë, por vetëm duke vendosur kushte të forta që Perëndimi nuk i pranon.

 

Po ndodh...

ide