Mungonte një gjyqtar/ Shtyhen seancat në GJKKO për ish-vartësin e Ballukut, Evis Berberi dhe ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë

17 Mars 2026, 16:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Mungonte një gjyqtar/ Shtyhen seancat në GJKKO për

Seancat plenare mbi bazë dokumentesh në GJKKO për çështjet me kërkues Evis Berberin dhe Redi Mollën nuk janë zhvilluar në datën e planifikuar, 5 mars 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, shtyrja ka ardhur për shkak të mosformimit të plotë të trupit gjykues, pasi një prej anëtarëve ndodhej në një udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Gjykata ka bërë me dije se seancat do të zhvillohen në një datë të re, më 26 mars 2026, sipas një orari të përcaktuar.

Kështu, shqyrtimi i çështjes për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi do të nisë në orën 12:00, ndërsa ajo për ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë, Redi Molla në orën 13:00.

Seancat do të zhvillohen mbi bazë dokumentesh, pa praninë e palëve, në përputhje me procedurat e parashikuara nga gjykata.

Po ndodh...

ide