“Mbro tokën”/ Në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
2026-06-10 16:02:01 / AKTUALITET

Ndërsa Shqipëria është në kulmin e protestave, pas skandalit të Zvërnecit, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, ka bërë një tjetër postim, që duket se ngacmon plagën.
Në postim, BE bën thirrje për të mbrojtur tokën.
“Toka nuk është thjesht sipërfaqja apo gurët mbi të cilët ecim. Ajo është një botë e gjallë nën këmbët tona, plot jetë, procese dhe ekuilibra që shpesh nuk i shohim, por që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë të përditshme.
Kur toka dëmtohet, preket gjithçka: ushqimi ynë, ekuilibri i natyrës dhe e ardhmja jonë. Prandaj, kujdesi për të nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri.
Mbro tokën, ajo mban jetën”, thuhet në postimin e zyrës së BE-së në Tiranë, që duke si një mbështetje e hapur për protestuesit.
Happening now...
ideas
Who are the shadows surrounding the protest?
Nga Ergys Mërtiri
Protest against an immoral elite
Nga Sokol Neçaj
Protests do not produce leaders
Nga Ardi Stefa
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
