Kandidate për kreun e ri të SPAK, Doloreza Musabelliu prezanton platformën: Synoj një drejtim të pavarur me rezultate konkrete

2025-12-11 11:14:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kandidate për kreun e ri të SPAK, Doloreza Musabelliu prezanton

Doloreza Musabelliu është e dyta në radhë që po bën prezantimin e platformës së saj në garë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Ajo u shpreh se drejtimi SPAK duhet të jetë me integritet dhe pa kompromis në ushtrimin e detyrës.

“Motivimi për të kandiduar është nga ndjenja e përgjegjësisë për të kontribuar me integritet në drejtimin e SPAK. Jam e bindur se përvoja profesionale e akumuluar në 2 dekada përbëjnë garanci për drejtimin e SPAK. Ky moment kërkon një drejtim që bashkon forcën e vendosmërisë dhe integritetin e pa kompromisë. Synoj një drejtim të pavarur me rezultate konkrete”, tha ajo.

Doloreza Musabelliu u diplomua në vitin 2002 në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2005 në Shkollën e Magjistraturës.

11.10.2004 -19.12.2019/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda.

19.12.2019 – 31.01.2020/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë (pas pushimit së ekzistuari të Prokurorisë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda).

Nga 31 janari 2020 dhe aktualisht është prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

 

Happening now...

ideas