Debati për Avokatin e Popullit, Këlliçi në Kuvend: S’marrim pjesë, nëse nuk tërhiqni emrin e Endri Shabanit

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka kërkuar tërheqjen nga rendi i ditës të projekyvendimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Ai deklaroi se PD ka tërhequr firmat për të gjitha kandidaturat që janë paraqitur për të garuar për pozicionin e Avokatit të Popullit.
Këlliçi theksoi se “PD nuk merr pjesën në këtë farsë sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endri Shabanit”, duke theksuar se synimi është që Avokati i Popullit të merret nga PS.
Ndërsa shtoi se kandidaturat e demokratëve janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.
Belind Këlliçi: E kemi bërë të ditur me shkrim qëndrimin tonë mbi këtë proces. Jeni njoftuar për tërheqjen e të gjitha firmave për të gjitha kandidaturat që kanë paraqitur për të garuar për pozicionin e avokatit të popullit.
Është edhe lepuri i Surrelit, që po çon deri në fund skenarin e kësaj maxhorance të paralajmëruar javë më parë se Avokatin e Popullit do e merrte PS, e kanë thënë socialistët. Qëndrimi ynë është i prerë, asnjë nga 26 kandidaturat nuk i ka firmat e deputetëve të PD. PD nuk merr pjesën në këtë farsë sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endri Shabanit. Kandidaturat tona janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.
Happening now...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ideas
Lapaj's chair protest and the Helmeted Philosopher!
Why did 35 opposition MPs sign in favor of Endri Shabani as People's Advocate?
The chains we put on ourselves!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
