10 dyqane Jumbo në Shqipëri. Tashmë edhe në Qendrën Emerald

Jumbo vijon të zgjerojë praninë në tregun shqiptar, duke hapurdyert e dyqanit më të ri në Tiranë, në Qendrën Emerald. Ky dyqan e çon në tre numrin e dyqaneve në kryeqytet dhe nëdhjetë totalin e dyqaneve Jumbo në të gjithë Shqipërinë.
“Hapja e këtij dyqani është një përgjigje ndaj kërkesave tëshumta të klientëve dhe një hap tjetër drejt qëllimit të Jumbo përtë qenë sa më pranë konsumatorëve të saj, duke ofruar produktecilësore, çmime konkurruese dhe një përvojë blerjeje të veçantëpër çdo sezon”, - shprehet Ani Xhetani, Menaxher ipërgjithshëm i Jumbo në Shqipëri.
Jumbo në Qendrën Emerald pritet të bëhet shumë shpejt një ngadestinacionet më të preferuara të blerësve në Tiranë. Në këtëdyqan të ri dhe modern, klientët mund të gjejnë një gamë tëgjerë produktesh: nga artikuj sezonalë dhe dekor për shtëpinë, telodrat, kancelaria, kozmetika, artikuj për fëmijë dhe shumë mëtepër.
Me rastin e hapjes, nga data 22 deri më 25 maj, Jumbo nëQendrën Emerald ofron ulje për çdo blerje mbi 1,500 lekë, sidhe aktivitete argëtuese për të gjithë familjen. Eventet do tëzhvillohen gjatë ditëve të hapjes më 22, 24 dhe 25 maj, nga ora18:00 deri në 20:00, duke i kthyer këto ditë në një festë tëvërtetë.
Jumbo është pjesë e Grupit BALFIN, një ndër grupet më tëmëdha dhe të suksesshme të investimeve në BallkaninPerëndimor. Me zgjerimin e vazhdueshëm dhe angazhimin përtë ofruar cilësi dhe shërbim të shkëlqyer, Jumbo vazhdon tëkonsolidojë pozicionin e saj si zgjedhja e parë për mijëra familjeshqiptare.
Për më shumë informacione, mund të vizitoni faqen zyrtarewww.jumbo.al ose të ndiqni Jumbo në rrjetet sociale, si: Facebook, Instagram dhe Youtube.

-
-
Papunësia në Elbasan, gratë dhe të rinjtë më të prekurit
24 Maj, 15:59
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


