Ministria e Jashtme e Sirisë përshëndet heqjen e sanksioneve nga SHBA: Një hap pozitiv drejt lehtësimit të vuajtjeve

24 Maj 2025, 16:04 / BOTA ALFA PRESS

Ministria e Jashtme e Sirisë përshëndet heqjen e sanksioneve nga

Ministria e Jashtme e Sirisë e ka cilësuar të shtunën (24 maj) si një “hap pozitiv” vendimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.

“Republika Arabe Siriane shpreh kënaqësinë e saj për vendimin e qeverisë amerikane për të hequr sanksionet që ishin vendosur prej vitesh ndaj Sirisë dhe popullit të saj”, thuhet në deklaratën zyrtare. Ministria shton se ky është një hap drejt drejtimit të duhur, për të lehtësuar vuajtjet ekonomike dhe humanitare të vendit.

Në deklaratë theksohet se Siria është e gatshme për bashkëpunim me të gjitha vendet, në bazë të respektit të ndërsjellë dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme.

Po ashtu, ministria nënvizon se periudha në vijim do të jetë ajo e rindërtimit të asaj që është shkatërruar nga “regjimi i përmbysur” dhe e rikthimit të rolit të Sirisë në rajon dhe në botë.

Të premten (23 maj), qeveria amerikane nisi procesin e pezullimit të sanksioneve ndaj Sirisë, “siç kishte premtuar presidenti Donald Trump”, me qëllim nxitjen e investimeve dhe mbështetjen e paqes dhe stabilitetit në vend, deklaroi ministri amerikan i Thesarit, Scott Besent.

 

Po ndodh...