Telefonatë mes Netanyahut dhe Mitsotakis, kryeministri grek kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe zgjidhje diplomatike
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, mes zhvillimeve të vrullshme në Lindjen e Mesme. Sipas informacioneve përkatëse, biseda është zhvilluar me iniciativën e kryeministrit izraelit.
Sipas burimeve pranë zyrës së kryeministrit Mitsotakis, ky i fundit ka theksuar gjatë kësaj bisede se zgjidhja e krizës gjendet tek diplomacia. Kyriakos Mitsotakis theksoi nevojën për de-përshkallëzim të situatës-bëjnë të ditur të njëjtat burime.
Ai pranoi se Irani nuk duhet të pajiset me arsenal bërthamor, por theksoi se zgjidhja gjendet përmes diplomacisë dhe se gjëja e fundit që i nevojitet rajonit është hapja e fronteve të reja të luftës.
Ai theksoi gjithashtu urgjencën e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rrjedhjen e pakufizuar të ndihmës humanitare. Hollësi të tjera rreth bisedës nuk bëhen të ditura.
Ndërkohë dje në Athinë u zhvillua një mbledhje e jashtëzakonshme e KΥΣΕΑ-s (Këshilli për Çështje të Jashtme dhe Mbrojtjes) ku u theksua se Greqia është në gatishmëri të plotë pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme.
Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis, deklaroi se gjatë mbledhjes u bë një vlerësim i situatës në rajon, ndërsa ministri i Jashtëm Georgios Gerapetritis informoi për situatën atje dhe për ndihmën që po jepet që nga momenti i parë për shtetasit grekë që ndodhen në Izrael dhe në Iran. Qeveria ndjek me shqetësim zhvillimet që paraqesin rrezik për një përshkallëzim të rëndë të konfliktit në rajon -tha ai.
“Greqia i bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të mos ndërmarrin veprime që mund të shkaktojnë destabilizim të mëtejshëm. Qëndrimi i palëkundur i Greqisë është se zgjidhjet duhen kërkuar përmes diplomacisë. Greqia do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim me partnerë dhe aleatë, për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit më të gjerë”, thuhet në deklaratën për shtyp pas kësaj mbledhje.
Ministria e Jashtme greke ka aktivizuar Njësinë e Menaxhimit të Krizave për shtetasit grekë në Izrael dhe Iran. Dje u dhanë edhe udhëzime për shtetasit grekë në Izrael: të qëndrojnë në vende të sigurta pranë strehimeve dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore.
Në Izrael ndodhen rreth 4.500 shtetas grekë ose me origjinë greke dhe familjet e tyre, ndërsa në Teheran janë 50 deri në 70 shtetas grekë.
“Po bëhet një përpjekje e madhe. Nëse është e nevojshme, do të aktivizohet plani i evakuimit, i cili tashmë ekziston”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Greqisë Georgios Gerapetritis.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
