Tajlanda konfirmon rastin e parë të variantit të ri të virusit Mpox
22 Gusht 2024, 20:20 / BOTA

Tajlanda ka njoftuar rastin e parë të konfirmuar të një lloji të ri, potencialisht më vdekjeprurës të Mpox.
Sipas Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve të Tajlandës, 66-vjeçari evropian i infektuar mbërriti në Bangkok nga një vend afrikan i paidentifikuar më 14 gusht.
Ai filloi të shfaqte simptoma të nesërmen dhe menjëherë shkoi në spital.
Që atëherë është konfirmuar se ai kishte kontraktuar Mpox, dhe në veçanti shtamin e njohur si Clade 1b.
Të paktën 450 njerëz kanë vdekur nga Mpox në një shpërthim me qendër në Repulicën Demokratike të Kongos që filloi vitin e kaluar.
Suedia ishte vendi i parë jashtë kontinentit afrikan që konfirmoi një rast të Clade 1b një javë më parë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

