Titullari i Kombëtares dëmtohet sërish, në rrezik për Ligën e Kombeve

22 Gusht 2024, 20:15 / SPORT ALFA PRESS

Titullari i Kombëtares dëmtohet sërish, në rrezik për

Arlind Ajeti është dëmtuar sërish dhe ka ndier një shqetësim muskulor, duke munguar kështu për Klyzhin në 5 ndeshjet e fundit, përfshi këtu edhe ato të Europës.

Mbrojtësi i Kombëtares ishte për herë të fundit në fushë më 27 korrik ndaj U.Kraiovës, teksa luajti 90 minuta, ndërsa shqetësimi muskulor ka ndodhur në ditët në vijim.

30-vjeçari ishte edhe në merkato, me disa klube arabe që interesoheshin për shërbimet e tij, ndërsa menaxheri i vet u shpreh pak javë më parë se për të do të synohet rikthimi në Serinë A.

Një dëmtim i tillë i vështirëson shumë shanset e një lëvizjeje drejt një ekipi tjetër, pavarësisht se ai luajti një Europian shumë të mirë, ku u preferua titullar përpara Ardian Ismajlit.

Ndërkohë, nuk dihet nëse  ai do të jetë apo jo gati për Silvinjon në ndeshjet e Ligës së Kombeve që Kombëtarja do të luajë më 7 dhe 10 shtator.

 

Po ndodh...