SHBA/ Trump akuzon Kinën për shkelje të armëpushimit doganor

30 Maj 2025, 18:19 / BOTA ALFA PRESS

SHBA/ Trump akuzon Kinën për shkelje të armëpushimit doganor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar Kinën për shkeljen e një marrëveshjeje të përkohshme tregtare, duke ngritur shqetësime se tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë mund të përshkallëzohen sërish.

Sipas një postimi në platformën Truth Social, Trump deklaroi se tarifat e vendosura nga SHBA kishin vendosur Kinën “në rrezik të madh ekonomik”, përpara se dy palët të arrinin një marrëveshje të përkohshme gjatë bisedimeve në Gjenevë në fillim të këtij muaji.

Megjithatë, ai akuzoi Kinën se kishte “shkelur plotësisht marrëveshjen e saj me ne”, pa dhënë detaje të mëtejshme për natyrën e shkeljes.

Zyrtari amerikan për tregtinë, Jamieson Greer, sqaroi më vonë se Kina nuk kishte përmbushur premtimet për heqjen e barrierave jo-tarifore, siç ishte rënë dakord gjatë negociatave.

Pekini deri më tani nuk ka dhënë një reagim zyrtar ndaj këtyre pretendimeve.

 

Po ndodh...

ide