Martesa surprizë, djali i Eddie Murphy-t dhe vajza e Martin Lawrence lidhin kurorë fshehtas

30 Maj 2025, 18:06 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Martesa surprizë, djali i Eddie Murphy-t dhe vajza e Martin Lawrence lidhin

Eric Murphy, djali i aktorit të njohur Eddie Murphy, dhe Jasmin Lawrence, vajza e Martin Lawrence, janë martuar në fshehtësi, larg syve të publikut.

Lajmin e bëri të ditur vetë Eddie Murphy gjatë një interviste në “The Jennifer Hudson Show”, ku tregoi se çifti kishte vendosur të kurorëzohej në një ceremoni intime.

“U martuan para rreth dy javësh. Të gjithë po bënin plane të mëdha për dasmën, por në fund vendosën që ta bënin diçka shumë personale dhe vetëm për veten e tyre.

Shkuan dhe u martuan në kishë, vetëm ata të dy dhe prifti”, rrëfeu Murphy.

Më tej, ai u tall me mikun e tij, duke thënë se Martin Lawrence tashmë nuk ka më pse të paguajë për një dasmë madhështore për vajzën e tij.

Martin më herët kishte përmendur me shaka se pritej nga ai të mbulonte shpenzimet e dasmës së Eric dhe Jasmin. “Eddie më tha se tani është radha ime, pasi ai kishte paguar dasmat e disa prej vajzave të tij”, kishte thënë Lawrence në një intervistë të mëhershme.

Jasmin dhe Eric shpallën fejesën në nëntor të vitit të kaluar. Eric është fëmija më i madh i Eddie Murphy-t, lindur nga lidhja e tij me ish-të dashurën Paulette McNeely. Jasmin është vajza më e madhe e Martin Lawrence dhe e Patricia Southall.

Ashtu si prindërit e tyre, edhe ata kanë ndjekur rrugën e artit. Eric është skenarist dhe aktor, si dhe jep zërin për projekte të kompanisë Avalon Entertainment, ndërsa ka punuar edhe në projekte të tjera televizive.

Jasmin ka diplomuar në Universitetin e Duke në Durham dhe ka luajtur përkrah babait të saj në filmin “Bad Boys for Life”. 

 

Po ndodh...

ide