Revolta e madhe/ Qindra qytetarë mblidhen në Milano

13 Qershor 2026, 19:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Revolta e madhe/ Qindra qytetarë mblidhen në Milano

Krahas qytetarëve në Shqipëri, edhe diaspora është ngritur në protestë. Ndërsa shumë emigrantë pritet të marrin pjesë në tubimin e sotëm në kryeqytet, qindra shqiptarë janë mbledhur në Milano kundër kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar dhe me flamuj shqiptarë, emigrantët në qytetin italian dëgjohen duke bërë thirrje: “Edi Rama ka mbaru”.

Kujtojmë që sot në Tiranë po mbahet tubimi i 14-të, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se qëndresa e tyre do të vijojë deri me largimin e qeverisë.

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi