Pas telefonatës me Trump, Putin zhvillon bisedën e parë me Papa Leonin

4 Qershor 2025, 19:48 / BOTA ALFA PRESS

Pas telefonatës me Trump, Putin zhvillon bisedën e parë me Papa

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV.

Kremlini njofton se gjatë bisedës, Putin ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Papës për gatishmërinë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Putin po ashtu ka zhvilluar dhe një bisedë telefonike me homologun e tij të SHBA, Donald Trump, ku sipas këtij të fundit, u diskutua për sulmet e fundit në Ukrainë, përfshirë goditjet ndaj bazave ushtarake ruse, si dhe programi bërthamor i Iranit.

Trump e përshkroi bisedën si “të mirë”, por sqaroi se nuk bëhet fjalë për një diskutim që mund të çojë në paqe të afërt.

Sipas tij, presidenti Putin shprehu me tone të ashpra vendosmërinë për të reaguar ndaj sulmeve ndaj aeroporteve ruse, të cilat i cilësoi si të papranueshme.

 

Po ndodh...

ide