Ishte duke kërcënuar qytetarët me thikë, vritet nga policia gjermane një person
28 Gusht 2024, 07:25 / BOTA

Policia ka qëlluar për vdekje një person që ka kërcënuar kalimtarët në rrugë në Gjermani pasi tentoi të sulmonte me dy thika policët.
Ngjarja ndodhi në Moers, afër qyteteve Duisburg dhe Duesseldorf. Policia thotë se kishte marrë raportime për një burrë që po kërcënonte disa njerëz.
Kur policët shkuan aty, burri i sulmoi me dy thika, raportoi AP. Policët gjuajtën drejt 26-vjeçarit gjerman dhe ai vdiq nga plagët.
Të premten mbrëma, tre persona u vranë dhe tetë u plagosën nga një sulm me thikë në festivalin në Solingen. Dyshohet se sulmuesi është një ekstremist islamik nga Siria i cili u vetëdorëzua në Polici.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

